Qindra qytetarë elbasanas, por edhe nga qytete të ndryshme të vendit e Kosovës, kanë mbërritur në Elbasan për të parë ndeshjen Shqipëri - Armeni e vlefshme për eleminatorët 2016.
Qyteti këtë të dielë është veshur me ngjyrat kuq e zi, ndërsa në rrugë nuk mungojnë tregëtarë ambulantë që tregëtojnë suvenire të ndryshme patriotike në këtë ditë, që siç shprehen ata " është një ditë e shënuar".
Miqtë e ardhur në Elbasan janë entuzistë dhe besojnë për fitoren e skuadrës tonë kombëtare. " Jemi të sigurtë që do të fitojmë këtë ndeshje, pasi De Bizi ka ditur të stërvisë një ekip të mrekullueshëm", shprehen tifozët. Këtyre komenteve dhe këtij entuziazmi nuk i mungojnë edhe tifozët e ardhur nga Kosova."
Kemi ardhur një natë më parë në Elbasan, dhe do ta ndjekim ndeshjen nga shkallët e stadiumit " Elbasan Arena", dhe jemi të bindur se do të fitojmë me Armeninë", thonë ata. Atmosferë festive në orët e paradites së të dielës ka pasur më së shumti në sheshin "Gensher" ku kompania"Digitalb Arena" ka gjallëruar atmosferën duke u dhënë zemër dhe forcë djemve kuqezi në këtë përballje futbolli, me organizimin e një koncerti festiv.
Me moton "Kuqezi je ti" sheshi kryesor i Elbasanit do të ndizet deri në minutat para fillimit të ndeshjes kur tifozeria do të zhvendoset drejt stadiumit.
Ndërkohë trajneri, i cili vetëm një ditë më parë mund të quhet trajneri më i ri shqiptar, Gianni De Biasi, këtë mëngjes ka marrë pjesë në meshën e Kishës Shën Piu i X, me besimin se kjo ndeshje do ti sjellë fitoren e kërkuar nga ai dhe ekipi që drejton.
Pasi ka marrë bekimin De Biasi i është drejtuar stadiumit për të diskutuar me lojëtarët përgatitjet e fundit./ATSH/
/Shqiptarja.com