Shqipëri-Izrael, intensifikim i marrëdhënive parlamentare
TIRANË, 15 Shtator/ATSH/.- Një delegacion i Knesset-it izraelit, i kryesuar nga nënkryetari Hamad Amar, njëkohësisht kryetar i grupit të Miqësisë, Izrael-Shqipëri, po vizitojnë Tiranën, në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve. Pasditen e djeshme, delegacioni u takua në kryesinë e Kuvendit me grupin e Miqësisë Shqipëri-Izrael, i cili kryesohej nga deputetja Valentina […]
Një delegacion i Knesset-it izraelit, i kryesuar nga nënkryetari Hamad Amar, njëkohësisht kryetar i grupit të Miqësisë, Izrael-Shqipëri, po vizitojnë Tiranën, në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve. Pasditen e djeshme, delegacioni u takua në kryesinë e Kuvendit me grupin e Miqësisë Shqipëri-Izrael, i cili kryesohej nga deputetja Valentina Leskaj.
Në një prononcim pas takimit, Leskaj tha se miqësia mes dy popujve i ka rrënjët e thella dhe se pas hapjes së Ambasadës së Izraelit në Shqipëri marrëdhëniet kanë njohur intensifikim. "Shqipëria është një nga vendet e para që ka njohur shtetin e Izraelit dhe me hapjen e ambasadës izraelite në Shqipëri marrëdhëniet dypalëshe kanë njohur një dinamikë të re, sidomos në fushën e ekonomisë", tha Leskaj.
Në takimin dypalësh parlamentarët diskutuan për çuarjen më tej të tyre, sidomos sa i përket bujqësisë, turizmit, teknologjisë së informacionit, ku Shqipëria ofron potenciale të mëdha, ndërsa Izraeli ka një eksperiencë të gjatë dhe natyrisht potenciale.
Leskaj u shpreh se palët në takim u fokusuan dhe në çështjen e njohjes së Kosovës, e cila, tha ajo, është shumë e rëndësishme për ne. Po ashtu, vijoi Leskaj, Shqipëria mirëpret armëpushimin e vendosur në fund të muajit gusht në Rripin e Gazës, i cili dëshirojmë të bëhet i qëndrueshëm në interes të dy vendeve.
Nënkryetari i Knesseti-it, Hamad Amar, pasi vuri në dukje marrëdhëniet e ngrohta midis Shqipërisë dhe Izraelit, shprehu besimin për zhvillimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat. "Kjo është një lidhje shumë vjeçare që ka filluar edhe para Luftës së Dytë Botërore, në të cilën Shqipëria ishte i vetmi vend ku hebrenjtë në fund të Luftës ishin më tepër se në fillim të saj. Ne duam të falenderojmë kombin shqiptar për atë që kanë bërë për ne. Ne shpresojmë që edhe izraelitët të fillojnë të shëtisin më tepër në këtë shtet të bukur, të cilin unë e pashë nga avioni dhe që do ta shëtis më tepër në dy ditët e ardhshme", u shpreh nënkryetari i Knesseti-t, Hamad./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6837
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimi i KAS-it për vijimin në Parlament të procedurës për ‘Paketën e Maleve’, Ministria e Ekonomisë: Konfirmoi se nuk bie ndesh me legjislacionin!
19 Shkurt, 17:13
-
Nisin karnavalet, kaos në Venecia nga mbipopullimi me turistë
19 Shkurt, 17:12
-
Shqetësimet për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale 'DeepSeek'
19 Shkurt, 17:03
-
Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'
19 Shkurt, 16:58
-
Ferrari zbulon makinën ‘SF-25’, drejtuesit: Makinë 99% ndryshe nga të sezonit të kaluar! Sezoni ri i Formula 1 do të nisë më 14 mars në Australi
19 Shkurt, 16:54
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
Oreksi i tepërt, ja faktorët që nxisin më shumë urinë
19 Shkurt, 16:35
-
Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO kalon për gjykim kimistin kolumbian të organizatës! Samir Rosales Rodriguez ende në kërkim
19 Shkurt, 16:32
-
'MIRA', Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
19 Shkurt, 16:25
-
Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!
19 Shkurt, 16:14
-
Rrëfehet drejtuesja e shoqatës, Boriçi: U shokuam kur e dëgjuam, Anila ishte 2 ditë më parë këtu dhe nuk shfaqi shqetësime! E përkushtuar ndaj punës
19 Shkurt, 16:05
-
Grabitja më e rëndë për një futbollist, Giroud e pëson keq në SHBA
19 Shkurt, 16:00