Shqipëri-Kosovë, Daçiç:Politikanët
shqiptarë kërcënim për Ballkanin
Thaçi si Rama:Shqiptaret ne nje hapsire te vetme

Shqipëri-Kosovë, Daçiç:Politikanët<br />shqiptarë kërcënim për Ballkanin<br />Thaçi si Rama:Shqiptaret ne nje hapsire te vetme
“ Politikanët shqiptarë po shndërrohen në kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe në Evropë” është kjo deklarata e ministrit të jashtëm serb Ivica Dacic vetëm pak ditë pasi kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh për revistën 'Politico' se nëse BE zbeh mundësitë për anëtarësim atëherë bashkimi Kosovë Shqipëri nuk mund të jetë i pamundur, deklaratë kjo e mbështetur edhe nga presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe kryetari i komunitetit shqiptar në Bujanovc Jonuz Musliu.

Deklaratat e koordinuara të Ramës, Thacit dhe Jonuz Musliut tregojnë se qëllimi i shqiptarëve është krijimi i Shqipërisë së Madhe. A do të reagojë BE, SHBA dhe Britania? Nëse ato nuk reagojnë tani do të jenë përgjegjëse për pasojat” u shpreh Dacic.
 
Ai shtoi se shqiptarët duhet të kenë kujdes me deklaratat e tyre. 

“Serbia nuk po provokon por nuk ka frikë askënd. Për fat të mirë e gjithë kjo është një ëndërr. Megjithatë eksperienca na ka mësuar se rruga që të con nga ëndrra në një  makth është e shkurtër” shprehet ministri.

Rusia: Perëndimi të mos hesht para deklaratave të politikanëve shqiptarë

Por deklaratat e kryeministrit shqiptar kanë shkaktuar shqetësim edhe tek ministria e jashtme ruse e cila i cilëson si përpjekje për të destabilizuar Evropën Juglindore.

Ministria e jashtme ruse po ashtu kërkon që SHBA dhe BE të mos heshtin dhe të japin një përgjigje të duhur.

Ministria jashtme ruse shprehet se është e nevojshme që komuniteti ndërkombëtar  të shprehet se është e papranueshme që politikanët shqiptarë dhe jo vetëm të deklarojnë pretendime territorial, dhe rishikim të kufijve. Në reagim thuhet se ministria bën thirrje që partnerët perëndimorë të veprojnë në bazë të të drejtës ndërkombëtare dhe të mos përdorin standarte të dyfishta.

Hahn:Deklaratat nxitëse të papranueshme

 “Do të doja të shpreh zhgënjimin tim për shkak të deklaratave nxitëse të disa liderëve në rajon. Mesazhe të tilla mund të shihen si ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve fqinje dhe që sjellin ndryshime të kufijve”, theksoi  Komisioneri per Zgjerimin në BEJohanes Hahn pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. 

‘Nëse dikush mendon se deklarata të tilla mund të krijojnë presion mbi BE-në, jeni gabim”, është shprehur Hahn.

Ai këto deklarime i ka cilësuar si të papranueshme të cilat nxisin urrejtje dhe përçarje në Ballkan.

 Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë