TIRANË- “Intensifikimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha nivelet, i shërben forcimit të stabilitetit dhe paqes të të gjithë rajonit. Parlamentet e të dy vendeve do ta rrisin kontributin e tyre në këtë drejtim”.
Kjo është për çfarë kanë rënë dakord Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një takim që patën sot në Tiranë.
Meta dhe Krasniqi diskutuan rreth forcimit të bashkëpunimit ndër-parlamentar, proceseve respektive integruese dhe zhvillimeve të fundit në rajon.
Meta, pasi bëri një vlerësim të veçantë për stadin strategjik ku kanë kaluar marrëdhëniet dypalëshe sot, rikonfirmoi “mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë dhe të Kuvendit të saj në avancimin e axhendës euro-atlantike të Republikës së Kosovës”, duke theksuar se, “institucionet dhe eksperienca shqiptare do të jenë gjithnjë një shërbim të shtetit të Kosovës, në funksion të forcimit të institucioneve demokratike në vend dhe rrugëtimit të saj evropian”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Krasniqi shprehu mirënjohjen “për mbështetjen e vazhdueshme vllazërore të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj” dhe shprehu vullnetin “për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve tona”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com