Mbledhja e përbashkët do të mbahet në Prizren. Të dy kryeministrat, fillimisht kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmuan takimin përmes postimeve në rrjetin social facebook. Të dy nënvizuan se kjo mbledhje çel një faqe të re është fillimi i një rrugëtimi të ri.
"Bashkëpunimi mes nesh tani e tutje do të jetë edhe më i strukturuar. Synojmë një qasje të përbashkët dhe strategjike për interesat tona vitale."- shkruan Thaçi sot në facebook.
"Do të çelim një faqe krejt të re bashkëpunimi mes dy qeverive që kanë sfidën e njëjtë të demokratizimit, modernizimit dhe integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Europian. Me vetëdijen e lartë për potencialet e zhvillimit dhe nevojat për zhvillim të popullit shqiptar në të dy anët e kufirit, dy qeveritë do të ndërtojnë një qasje të përbashkët strategjike për të hapur perspektiva të reja ekonomike, sociale e kulturore për qytetarët tanë."- shkruan Rama në facebook.
Kryeministri Thaçi bëri me dije se në mbledhjen e parë të përbashkët të dy qeverive do të merren vendime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe në fushën e integrimit europian.
PRISHTINA E TIRANA SOLIDARITET PER PRESHEVEN
Kjo mbledhje do të zhvillohet edhe në shenjën e solidaritetit me bashkësinë shqiptare të Preshevës. Parashikohet përcaktimi i modaliteteve për themelimin e një fondi zhvillimor për këtë zonë. Gjithashtu të dyja qeveritë do t’i akordojnë një fond të posaçëm ndihme për ngritjen e maternitetit të ri.
CFARE SHKRUAN THAÇI
“Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqiperise do të mbahet më 11 Janar 2014 në Prizren!
Në mbledhjen e parë do te marrim disa vendime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe atë në fushën e integrimit evropian!
Po ashtu, do të vendosim modalitetet për themelimin e një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës!
Bashkëpunimi mes nesh tani e tutje do të jetë edhe më i strukturuar. Synojmë një qasje të përbashkët dhe strategjike për interesat tona vitale.
Fillimi i një rrugëtimi të ri! // H.Th.”, shkruan kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
RAMA: MBLEDHJA E PRIZRENIT ÇEL NJE FAQE TE RE
"Mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës do të mbahet në 11 janar në Prizren. Do të çelim një faqe krejt të re bashkëpunimi mes dy qeverive që kanë sfidën e njëjtë të demokratizimit, modernizimit dhe integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Europian. Me vetëdijen e lartë për potencialet e zhvillimit dhe nevojat për zhvillim të popullit shqiptar në të dy anët e kufirit, dy qeveritë do të ndërtojnë një qasje të përbashkët strategjike për të hapur perspektiva të reja ekonomike, sociale e kulturore për qytetarët tanë. Kjo mbledhje do të zhvillohet edhe në shenjën e solidaritetit me bashkësinë shqiptare të Preshevës, të cilës të dyja qeveritë do t’i akordojnë një fond të posaçëm ndihme për ngritjen e maternitetit të ri."
(Ne foto: Postimi i Hashim Thacit ne facebook)
(Foto: Postimi i Kryeministrit Rama në Facebook)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)