/ATSH/.- Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e mjedisit, do të vazhdojë edhe më tej, theksuan sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi gjatë një takimi të zhvilluar sot.

Në një njoftim për media, thuhet se ambasadori Minxhozi e uroi ministrin Agani për postin e ri, ndërsa u zotua se bashkëpunimin ndërshtetëror, do ta avancojnë edhe më tej në të gjitha fushat përkatëse.

Ministri Agani falënderoi Ambasadorin Minxhozi për gatishmërinë e tij dhe njëkohësisht u shpreh i gatshëm në përkrahjen reciproke në të gjitha projektet./KosovaPress/