Me ndryshimin e kushteve atmosferike, si dhe përmirësimin e situatës së rënduar gjatë këtij sezoni dimëror, duket se edhe fluksi i lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës , përmes doganave dytësor që lidhin kryesisht fshatra e thella kufitare të të dy vendeve, ka ardhur në rritje. Në doganat dytësore, të hapura pas vitit ’99 , që lidhin fshatrat e Shishtavecit, Borjes dhe Orgjostit, që janë edhe zonat më të thella të të dy vendeve ,ngrohja e motit ka bërë që akset rrugore që lidhin fshatrat kufitare të rihapen dhe fluksi i lëvizjes të shtohet, ndonësë këto zona ndodhen në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.
Nga 6 persona që kalonin kufirin përmes kësaj pike kufitare, numri i atyre që kalojnë kufirin, në ditë shënon mbi 40 të tillë. Ky numër pritet të rritet pasi me ngrohjen e motit, pasi shumë prej banorë të zonave përreth punësohen në fshatrat kufitare të Kosovës si barinj, apo punojnë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga dimri i egër.
Kjo për faktin se shumë prej banorëve kosovarë të kësaj zone janë emigrantë, ndaj punësojnë për blegtorinë, apo për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga dëbora”,- pohojnë burime zyrtare të policisë kufitare.
Ndërkohë që nuk janë të paktë edhe banorët që preferojnë furnizimin me mallrat e konsumit të përditshëm, në tregjet e fshatrave kosovare. ( ne foto pika doganore, Shishtavec)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com