TIRANË- Unifikimi i teksteve shkollore dhe akreditimi i Universiteteve mes Tiranës dhe Prishtinës është prioriteti i Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Kjo u theksua në takimin e mbajtur sot në Tiranë lidhur me krijimin e një agjencie, për afrimin e kurrikulave mësimore mes dy vendeve, ku ishin të pranishëm ministrja shqiptare e Arsimit, Lindita Nikolli dhe ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buja.
 
“Erdhëm deri te një cak i marrëveshjes që kemi ëndërruar. Jemi të gëzuar që po arrijmë në cak të ëndërruar prej kohësh. Synimet tona drejt ecjeës në Evropë mbase jenë me ngërçe, por është ecje e kuptimshme e dy shteteve”, u shprehën përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të Kosovës.
Sipas tyre, “ky synim yni ka synim cilësinë e nivelit më të lartë evropian e besoj do të arrihet”.
 
KOSOVË-SHQIPËRI, DIPLOMË DYFISHE PËR STUDENTËT

Në takim u fol veç të tjerave edhe shkëmbim të ekspertëve dhe hulumtuesve në fushën e arsimit mes të dy vendeve. Por edhe për dydiplomësinë, “dhënien e diplomës dyshe dhe bashkëpunimin mes inpektoratit, pedagogëve, andej e këtej pa ndërprerë”.
 
“Dy ministrat kanë hapur portat për të realizuar këto synime që janë në rrugë të mbarë”.
 
Ndërsa ministrja Lindita Nikolli, u shpreh se Ministritë e Arsimit të të dy vendeve “kanë përgjegjësinë dhe padyshim është dhe dëshira e vullneti i qeverisë së Kosovës t'u japim vlerën e vërtetë këtyre diplomave, bërjen transparente me publikun”.
 
“Ky moment i rëndësishëm ka treguar vullnetin dhe po ecën drejt një reference krejt të re, të mos kemi jo vetëm studentët, por askush tjetër dilemën a duhet njohur apo jo kjo diplomë, kur themi ky apo ai universitet ofron atë cilësi diplome”, shtoi Nikolli.
Ajo theksoi se diçka e tillë, “nuk vjen nga politika por nga një agjenci e pavaruar, e specializuar evropiane”.

AGJENSI BRITANIKE  PËR CILËSINË E DIPLOMAVE TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE DHE PRIVATE

Në fund të muajit qershor të këtij viti do të ketë një raport të plotë për cilisinë e diplomave që lëshojnë 15 universitetet publike dhe 44 universitete private në vendin tonë. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur që do të jetë një agjensi britanike, e specializuar në fushën e akreditimeve, që do të masë cilësinë e universiteteve shqiptare. 

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)