Shqipëri – Kuvajt, startojnë projekte të reja zhvillimi

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetin e Kuvajtit, ku janë nënshkruar 4 marrëveshje për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Gjatë vizitës zyrtare në Shtetin e Kuvajtit, Kryeministri Rama së bashku me delegacionin që e shoqëronte, ku bënin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, u takua me Kryeministrin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah.
Gjithashtu, Kryeministri Rama zhvilloi një takim edhe me Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, me Princin i Kurorës, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah si dhe krerë të tjerë të Shtetit të Kuvajtit, me të cilët u nënshkruan marrëveshje konkrete per bashkëpunimin ekonomik, zhvillimin e qëndrueshëm, shëndetësine si dhe për lehtësimin e lëvizjes mes dy shteteve.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në shtetin e Kuvajtit
Gjithashtu, gjatë vizitës së tij Kryeministri Rama dha edhe një intervistë për agjencine e lajmeve të Kuvajtit 'KUNA', për të cilën tha se, Shqipëria është një vend mjaft interesant për investimet e huaja dhe mirëpret investitorët kuvajtiane.
Në faqen e tij ne "Facebook", Kryeministri Rama ka postuar një set fotosh nga vizita e tij në Kuvajt ku shkruan: "Gjatë vizitës zyrtare në Shtetin e Kuvajtit me Kryeministrin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, me Princin i Kurorës, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe krerë të tjerë të Shtetit të Kuvajtit, me të cilët u nënshkruan marrëveshje konkrete per bashkëpunimin ekonomik, zhvillimin e qëndrueshëm, shëndetësine si dhe për lehtësimin e lëvizjes mes dy shteteve". /ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari