Shqipëri-Maqedoni në shtator
mbledhje e përbashkët qeverie

Shqipëri-Maqedoni në shtator<br />mbledhje e përbashkët qeverie
Qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë do të organizojnë një mbledhje të përbashkët  në Pogradec  në vjeshtë të këtij vii. Lajmi u bë me dije nga ministri i jashtëm Bushati gjatë një konferencë të përbashkët me mediat me  homologun maqedonas Nikolla Dimitrov.

"Në vijim të bisedës së dakortësisë së dy kryeministrave Zaev dhe Rama në Trieste, bëj të ditur se kemi arritur një marrëveshje, për të zhvilluar mbledhjen e parë të qeverisë të përbashkët, gjate këtij viti, pra vjeshtën e ardhshme në Pogradec. Kjo do të jetë për të lehtësuar projektet strategjike, të ndihmuara dhe nga ndërkombëtaret” tha Bushati.

Takimi i përbashkët u konfirmua edhe nga ministri maqedonas i cili u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë të forcohet, në mënyrë  që të dyja vendet të ecin përpara. Sipas tij është koha që Brukseli të bindet  se është koha që Ballkani të nis seriozisht të jetojë.

Sipas tij nëse Europa do të ndryshojë atëherë ndryshimi duhet të nis nga Shqipëria e Maqedonia.

"Sot kam nder të jem këtu dhe të përfaqësoj Maqedoninë. Është vizita e parë që unë si ministër i bëj Shqipërisë dhe Tiranës. Kemi pasur biseda konstruktive. Mendoj se ka shumë potencial dhe vendet tona kanë një bashkëpunim shumë të fortë dhe zhvillojnë një vizion të përbashkët të Unionit Evropian. 

Një bashkëpunim në të gjitha fushat, do ju ndihmojë edhe juve dhe ne që të ecim përpara, pasi duhet të punojmë me vendosmëri si gjithë Ballkani. 

Une mund të them që jemi marrë vesh që do bëjmë jo vetëm deklarata politike. Por ato pika që kemi diskutuar ti kalojmë në projekte konkrete për gjithë qytetarët.

Ndonjëherë varet edhe nga vullneti politik që disa gjëra ti bëjmë me fqinjët dhe kjo shumë të respektohet, si pershembull në rrugë, infrastrukturë dhe ajo do të ndihmojë në qëndrushmërinë politike në Ballkan. 

Kriza e thellë ka vetëbesim, premtimi im është të punojmë në raport me politikën e jashtme dhe të gjithë sëbashku ta bindim Brukselin se është koha që Ballkani seriozisht të fillojë të jetojë. Nëse Evropa do bëjë ndonjë ndryshim diku, atëherë ndryshimi jemi ne. 

Nënshkrimi i Deklaratës së Adriatikut do mbahet këtu në Tiranë dhe kjo ka shumë domëthënie për ne, që është vend i 30 anëtar i Natos"
u shpreh ministri Dimitrov.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë