Shqipëri, testimet u rritën, por rastet e reja me COVID ranë sërish

Shqipëri, testimet u rritën, por rastet e reja me COVID ranë sërish

Urgjenca Infektive

Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus shënuan gjatë javës së fundit (7-13 dhjetor) një rënie, ndonëse, ndryshe nga java pararendëse, testimet u rritën. Për pasojë pozitiviteti, ra në nivelin më të ulët që nga java e e fundit e muajit gusht.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga VOA, tregojnë se numri i të infektuarve rishtazi ra me 6 përqind, duke zbritur në një total prej 2023 rastesh, ose 129 më pak se java pararendëse. Të hënën, u shënua dhe niveli më i ulët me 138 të prekur në 27 bashki të vendit: 51 në Tiranë, 18 në Fier, 12 në Berat, 8 në Mallakastër, 6 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Skrapar, Gjirokastër, Durrës, nga 3 qytetarë në Kamëz, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Dimal, Vlorë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Mirditë, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Sarandë, Korçë, Kuçovë, Gramsh, Librazhd.

Ndërsa javën e kaluar, rënia i dedikohej tërësisht uljes së fortë të testimeve, këtë herë bie në sy fakti se numri i tamponëve të kryer, u rrit me 17.4 përqind, duke kapur një total prej 16191 tamponësh. Për pasojë pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) zbriti në nivelin e 12.4 përqind, ose 3.1 pikë përqindje më pak. Pozitiviteti, është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në të kundërt të kësaj tendence, viktimat u rritën në numër. Gjatë javës së fundit ishin 25 qytetarë që humbën jetën, ose dy më shumë. Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë njoftoi për 6 humbje jete: një qytetar nga Vlora 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 65-67 vjeç, një qytetar nga Elbasani 67 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetar nga Tirana 81 vjeç.

Ndërkaq situata në spitale, ka mbetur thuajse e njëjtë, me përjashtim të faktit që në katër ditët e fundit ëstë shënuar një rritje e lehtë e pacientëve që trajtohen në terapi intensive. Deri të hënën pasdite kishte 147 të shtruar nga të cilët 15 në gjendje të rënduar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve