Shqipëri-Turqi, firmoset marrëveshja për tregtinë e lirë


TIRANË, 18 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Shqipëria dhe Turqia firmoson të enjten marrëveshjen e tregtisë së lirë, me qëllim zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve.
Marrëveshja u nënshkrua sot nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj dhe Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zejbekçi, në Tiranë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, gjatë një deklarate për shtyp, Ministri Arben Ahmetaj theksoi se "ne kemi firmosur një marrëveshje, që do i mundësojë vendeve tona të zgjerojnë bashkëpunimin. Synimi ynë është që bashkëpunimi të jetë i lirë, pa kufi dhe në funksion të zhvillimit të metëjshëm të të dyja vendeve". Ai ritheksoi se miqësia Turqi-Shqipëri ka një bazë solide dhe të pa cënueshme.
Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi, u shpreh i lumtur që vëllazëria mes dy vendeve prodhon një tregti të lirë dhe pa kufi. "Ramë dakord sot me ministrin për marrëveshjen e Tregtisë së lirë, pra, miqësi pa kufi, tregti pa kufi", theksoi ai.
Ai tnënvizoi se "kemi vëllazëri shumë të mirë, prandaj duhet të kemi dhe partneritet shumë të mirë edhe në ekonomi. Sipas tij, vëllimi tregtar është rritur 4 herë dhe mundësitë, që të shtohen edhe më shumë shkëmbimet tregtare dhe investimet janë të gjitha. vijon...

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë, humb jetën në spital i moshuari