75 vjet NATO, Begaj: Pa aleancën, siguria globale e paimagjinueshme! Peleshi: Shqipëria e përkushtuar për stabilitetin në rajon

Politika shqiptare ka përshëndetur 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, si edhe 75-vjetorin e themelimit të NATOS, të cilat përkojnë me një vit. Kreu i Shtetit, Bajram Begaj në një postim të ndarë në rrjetet sociale vlerëson rolin e NATO-s, duke thënë se siguria globale do ishte e paimagjinueshme pa aleancën.

"Sot, në 75-vjetorin e NATO-s, na bashkon mirënjohja me aleatët tanë. Uniteti dhe vendosmëria janë shtyllat që e kanë formuar botën tonë të sigurt. Pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme".

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se anëtarësimi ynë në NATO ishte një moment historik për vendin tonë. Ai thekson se Shqipëria ka treguar përkushtim të palëkundur për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si edhe kemi kontribuuar në misionet e paqes dhe sigurisë në botë.

“15 vjet në familjen e NATO-s, një moment historik për Shqipërinë, dëshmi e dedikimit tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Në këto vite, vendi ynë ka treguar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave të Aleancës dhe ka kontribuar në misionet e paqes dhe sigurisë nëpër botë. Mirënjohje të gjithë efektivëve të Forcave të Armatosura për kontributin dhe angazhimin tuaj për të bërë këtë rrugë të mundur. Vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për të gjithë”, shkruan Peleshi.

 

Edhe ministri i jashtëm teksa vlerëson rolin e NATO në 75-vjetorin themelimit, thekson se Shqipëria la luajtur rol në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Për Shqipërinë, data 1 Prill 2009, shënon një moment kyç në historinë tonë dhe një afirmim të aspiratave tona për të krijuar një shtet modern demokratik. Anëtarësimi në NATO për ne nuk ishte thjesht për të përfituar siguri; ishte gjithashtu për rrënjosjen e vendit tonë mes familjes demokratike, perëndimore të kombeve.

Në vitet që pasuan, ne kemi bërë maksimumin për të kontribuar në Aleancë, duke luajtur një rol të rëndësishëm, proaktiv në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë dhe duke kontribuar në misione dhe operacione në të gjithë globin”, shkruan Hasani.

NATO feston këtë vit 75 vjetorin e themelimit. E krijuar më 4 prill 1949 Aleanca më e madhe politike dhe ushtarake e vendeve nga Evropa dhe Amerika e Veriut shënon kështu 75 vite mbrojtje kolektive. Ndërkohë, më 1 prill Shqipëria shënoi 15-vjetorin e anëtarësimit në aleancë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
75 vjet NATO, Basha: Çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar

1712158713_basha.jpg

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë mesazhin e tij me rastin e 75-vjetorit të krijimit të NATO-s.

Basha kujton fjalët e ish-sekretares së shtetit amerikan Madaleine Albright kundër forcave të së keqes dhe nga ana tjetër shtoi se çdo shqiptar duhet të jetë krenar për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut 15 vite më parë. 

'Kumbon sot mesazhi i Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50 vjetorin e Aleancës:
“Ne e dimë se kur demokracitë e Europës dhe Amerikës ndahen, krijohen çarje midis të cilave mund të shfaqen forcat e së keqes dhe agresionit, por kur qëndrojmë së bashku nuk ka asnjë forcë mbi tokë më të fuqishme se solidariteti ynë në emër të lirisë” 

15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e Aleancës, dhe për këtë sot çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar.', ishte mesazhi i Bashës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic