TIRANË- Këshilli i Ministrave vendosi sot bashkimin e funksioneve të kreut të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
VENDIM PËR RIORGANIZIMIN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MBRETËRINË E BELGJIKËS DHE TË MISIONIT TË PËRHERSHËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË BASHKIMIT EVROPIAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16 e 23, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, "Për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Riorganizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.
2. Bashkimin e funksioneve të kreut të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.
3. Emërtimi i Misionit Diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, të jetë: "Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe Misioni i Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian".
4. Vendimi nr.142, datë 3.3.2010, i Këshillit të Ministrave, "Për hapjen e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës", shfuqizohet.
5. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare". /ATSH/
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
39.9%
-
JO
49.6%
-
NUK E DI
10.4%
Vota total: 1149
Lajme të tjera
-
Në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit
24 Mars, 12:41
-
14 Maji/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore! Të vetmit që 4 zgjedhjet e kaluara kanë ‘goditur në shenjë’ rezultatin e saktë
24 Mars, 12:38
-
Droni i Iranit vret një punëtor amerikan në Siri, SHBA kundërpërgjigjet
24 Mars, 12:35
-
Berisha: Ahmetaj ka udhëtuar në Londër për marrëveshje me Ramën! Ka dokumente të pakundërshtueshme se i bëri presion për inceneratorët
24 Mars, 12:33
-
Rusia do të përdorë "çdo armë" për të ndaluar Ukrainën të marrë Krimenë
24 Mars, 12:30
-
Veliaj: Tirana sot ka ligjshmëri, disiplinë dhe rregull, si kurrë më parë; mirënjohje për punën heroike të punonjësve me uniformë
24 Mars, 12:29
-
Petulla të pjekura me portokall nga zonja Albana
24 Mars, 12:21
-
Luiz Ejlli 'dorëzon' Kiarën, zgjedh banorin që do të marrë me vete në finale: Nuk e çova dot të dashurën time
24 Mars, 12:17
-
Byreçka furre me mish të grirë nga zonja Albana
24 Mars, 12:15
-
Estonia dëbon diplomatin rus për 'minim të sigurisë' dhe 'përhapje propagande'
24 Mars, 12:13
-
Shkolla '1 Qershori' nga Kukësi fiton çmimin e parë të Sfidës së Kodimit me projektin 'Sera miqësore'
24 Mars, 12:09
-
Tortelini me domate të pjekura dhe salcë borziloku të freskët nga zonja Albana
24 Mars, 12:07