Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, kreu i KE uron Ramën për arritjen: Diskutuam për progresin e rëndësishëm drejt BE

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, kreu i KE uron Ramën për arritjen: Diskutuam për progresin e rëndësishëm drejt BE

Kryeministri Edi Rama në bisedë me Kreu e Këshillit Evropian, Charles Michel

Kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel ka uruar kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Përmes rrjetit të tij social Twitter, Michel shkruan se së bashku me Ramën përmes bisedës së tyre diskutuan edhe lidhur me përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Postimi i plotë i presidentit të Këshillit Evropian:

Urova kryeministrin Edi Rama mbi zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Ne gjithashtu biseduam për përparimin e rëndësishëm të bërë nga Shqipëria në rrugën e saj të BE deri në samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor.

Arritja më e madhe në diplomacinë ndërkombëtare për Shqipërinë, ishte anëtarësimi i saj si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023, me 175 vota nga 117 të nevojshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë