Shqipëria dhe Franca do të nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje për bashkëprodhime kinematografike. Marrëveshja përcakton rregullat për bashkëprodhimet kinematografike mes dy vendeve dhe do të konsiderohen vepra kombëtare në të dy vendet, njoftoi ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Në tërësi, marrëveshja lehtëson nga ana teknike, prodhuese dhe administrative bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa do të ngrihet edhe një komision i përbashkët për të monitoruar zbatimin.
“Marrëveshja mbi bashkëprodhimin kinematografik ndërmjet Qeverisë së Republikës Franceze dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë synon nxitjen dhe lehtësimin e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet subjekteve prodhuese të të dy vendeve.
Kjo marrëveshje, përcakton kushtet e pranimit të veprave në status bashkëprodhimi, përqindjet e kontributit financiar, si dhe kërkesat për pjesëmarrje artistike dhe teknike. Veprat e pranuara konsiderohen vepra kombëtare në të dy vendet dhe përfitojnë të njëjtat avantazhe ligjore dhe financiare si prodhimet përkatëse kombëtare.
Marrëveshja, e cila do të nënshkruhet së shpejti, parashikon procedura miratimi, lehtësi administrative, rregulla për prezantimin e bashkëprodhimit dhe krijimin e një komisioni të përbashkët për monitorimin e zbatimit të saj”, thuhet në postimin e ndarë në rrjetet sociale.
P.J/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.4%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 3925
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Manastiri i 40 Shenjtorëve dhe legjenda e rrallë që jeton mes rrënojave në Sarandë
23 Mars, 12:19
-
Parashikimi 2026–2030, Shqipëria mes vendeve me rritjen më të lartë ekonomike, Gonxhja: Paga më të larta dhe standard më i mirë jetese për qytetarët
23 Mars, 12:08
-
Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri francez, Lionel Jospin
23 Mars, 09:48
-
Rrëfimi i koreografit shqiptar Angjelin Preljocaj për Le Monde: Dëshira për baletin m’u zgjua nga një fotografi, nëna m’i preu getat me gërshërë
22 Mars, 17:21
-
Zgjedhjet në Francë, përçarja e së majtës i hap rrugë së djathtës të marrë Parisin me Rachida Datin
22 Mars, 16:24
-
Fluks i lartë në kufirin Shqipëri–Kosovë, fundjava sjell trafik të shtuar në Morinë (VIDEO)
22 Mars, 15:25
-
Analiza e REL: Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
22 Mars, 14:32
-
Pse bota nuk gjen qetësi në shekullin XXI? Lea Ypi për 'El País': Dy problemet më të mëdha janë kapitalizmi dhe shteti-komb
22 Mars, 11:54
-
Rama e caktoi si drejtues politik në Njësinë 14 dhe në Kashar, reagon Gonxhja: Faleminderit kryeministrit për Besimin! Suksese Koçiut dhe Finos në Kombinat
21 Mars, 22:12
-
Hoxha telefonatë me ministrin ukrainas: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore
20 Mars, 19:46
-
Biseda me ministrin e Jashtëm kroat, Hoxha: Forcojmë bashkëpunimin strategjik Shqipëri–Kroaci
20 Mars, 12:19
-
Hoxha takime me ambasadorët e Italisë dhe Francës! Në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE
19 Mars, 14:57