Shqipëria dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen për arsimin profesional
Tiranë, 25 Qershor /ATSH-Z.Tosku-Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të reformuar sistemin e arsimit dhe formimit profesional në vend. Në ditën e dytë të vizitës në Gjermani, Ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Arsim dhe Formim Profesional të Landit të Hamburgut dhe Zyrës gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar […]
Shqipëria dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen për arsimin profesional, Veliaj: "Ndjekim modelin gjerman për të rritur cilësinë e shkollave"
Tiranë, 25 Qershor /ATSH-Z.Tosku-Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të reformuar sistemin e arsimit dhe formimit profesional në vend.
Në ditën e dytë të vizitës në Gjermani, Ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Arsim dhe Formim Profesional të Landit të Hamburgut dhe Zyrës gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), sipas të cilës Gjermania do të japë eksperiencën e saj për ringritjen e shkollave profesionale shqiptare.
"Sot në Gjermani, 50 për qind e të rinjve shkojnë në arsimin profesional dhe kjo është një nga arsyet pse papunësia e të rinjve është nga më të ulëtat në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, në Shqipëri vetëm 14-15 për qind e të rinjve zgjedhin arsimin profesional. Synimi ynë është që ta shpiem këtë shifër në 40 për qind, prandaj Gjermania është partneri ynë strategjik për rimodelimin e arsimit dhe formimit profesional sipas sistemit dual gjerman", u shpreh ministri Veliaj.Pikat kryesore të bashkëpunimit mes MMSR dhe Institutit për Arsim dhe Formim Profesional të Hamburgut do të jenë çështjet e menaxhimit të rrjetit të riorganizuar të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional, fuqizimi i institucionit përgjegjës për administrimin e ofruesve të
arsimit dhe formimit profesional, lidhja e partneriteteve midis institucioneve dhe përfshirja e sektorit privat në
Shqipëria dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen për arsimin profesional, Veliaj: "Ndjekim modelin gjerman për të rritur cilësinë e shkollave"
procesin e reformës së arsimit dhe formimit profesional, duke marrë si shembull disa sektorë të përzgjedhur.
Hamburgu është një ndër landet më të zhvilluara të Gjermanisë, me përqendrimin më të lartë të industrisë dhe aftësive profesionale në vend. Instituti i Hamburgut për Arsim dhe Formim Profesional (HIBB) punon prej vitit 2007 si një institucion autonom nën varësinë e Senatit për Shkollat dhe Arsimin Profesional të Landit të Hamburgut.
Me një buxhet prej 485 milion euro në vit, HIBB është përgjegjës për menaxhimin, këshillimin dhe mbështetjen e 44 shkollave profesionale publike në Hamburg dhe për zhvillimin e sektorit të arsimit dhe formimit profesional në përgjithësi.
Qëllimi i marrëveshjes është fuqizimi i kapaciteteve të MMSR-së dhe dhënia e asistencës teknike për drejtimin e reformës së arsimit dhe formimit profesional./a.g/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24