Shqipëria dhe Kosova
"përplasen" për rrushin, reagimet

Shqipëria dhe Kosova<br />
Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Memli Krasniqi akuzon palën shqiptare se po bllokun futjen e rrushit drejt tregut tonë. Sipas tij, ka pasur shumë bllokime në pikën e kalimi kufitar. Ndërkohë Ministria jonë e Bujqësisë ka hedhur poshtë këto pretendime duke theksuar se po punohet për lehtësimin e procedurave në doganë.

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, akuzon palën shqiptare për vënien sërish të barrierave doganore. Në një prononcim për gazetën Koha Ditore, Krasniqi shprehet se prodhuesit kosovar e kanë shumë të vështirë të fusin mallin e tyre drejt Shqipërisë. “Ka qindra bllokada për të shitur rrushin në Shqipëri”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij autoritetet kosovare aplikojnë procedura krejtësisht të ndryshme, që lehtësojnë hyrjen e produkteve shqiptare ne Kosovë.

“Ne blejmë rrush në Shqipëri pa asnjë problem. Kemi lehtësuar shume punën duke ua dërguar inspektorët në Morinë dhe këta te fundit ndonjëherë tolerojnë edhe mungesën e kritereve apo kushtet e domosdoshme që duhet të plotësojnë mjetet e transportit”- deklaroi Krasniqi.

Në një reagim ministria e Bujqësisë hodhi poshtë akuzat e ministrit kosovar. Sipas këtij institucioni, nuk është bllokuar asnjë tregtar në doganë ndërkohë që po punohet për lehtësimin e procedurave për kalimin e të gjitha produkteve kosovare drejt tregut shqiptar.

“Duke marr shkas nga një shkrim i botuar në një media kosovare, Ministria e Bujqësisë nëpërmjet ekspertëve AKU-së në pikat kufitare me Kosovën, siguron opinionin publik se nuk ka asnjë sinjalizim për bllokim mallrash, specifikisht rrushit. Dy ditë më parë në takimin dypalësh zhvilluar në Tiranë, ministrat e Bujqësisë të të dyja vendeve kanë dakordësuar për njehsimin e procedurave, dokumentacionit dhe referencave për një lëvizje sa më të shpejtë të mallrave në të dyja anët e kufirit”, thuhet në reagimin e ministrisë shqiptare të Bujqësisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë