TIRANË- Shqipëria dhe Kosova sot kanë nënshkuar një marrëveshje politike për një punësim dhe informim të përbashkët të qytetarëve shqiptarë dhe ato kosovarë. Lajmin e bën të ditur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Velija bashkë me hologun e tij kosovar, Nenad Rashiq.
Në një konferencë për mediat, Veliaj bëri të ditur se marrëveshja për bashkëpunim ishte hedhur që në mbledhjen e dy qeverive në Prizdren, një javë më parë. Veliaj njoftoi se do të hapet një portal pune, ku do të mund të aplikojnë përveç qytetarët shqiptarë edhe ata të Kosovës dhe të Maqedonisë. Ndër të tjera ky është një hap tjetër drejt integrimit të Shqipërisë në BE, shtoi ministri.
“Marrëveshja që ne do të nënshkruajmë sot, bën të mundur që çdo qytetar shqiptar dhe kosovar të aplikojë për punë”, u shpreh Veliaj.
Kjo marrëveshje, vijoi ministri Veliaj, do të shtrihet edhe me vendet e tjera si Maqedonia, Mali e Zi, Turqi, me synim zhdukjen e barierave të tregut të punës.
Ndërsa ministri I Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Kosovës, Nenad Rashiq tha se detyra e tyre e përbashkët është krijimi mundësive të reja për punësim për të gjithë qytetarët.
Redaksia Online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com