TIRANË - “Rajoni i Puljas në Itali pret më shumë vëmendje dhe kujdes ndaj fondeve të Bashkimit Evropian për bashkëpunime dypalëshe me Shqipërinë dhe për këtë ka edhe pritshmëri të larta nga qeveria e re”. Kjo është shprehur nga delegacioni i rajonit të Puljas gjatë një takimi që ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha ka pasur sot me ta në institucionin që ajo drejton.
“Jemi popuj miq, kemi të njëjtat interesa, fati juaj është edhe fati ynë. Prandaj bashkëpunimi me ju për ne është shumë i rëndësishëm”, ka shtuar Silvia Godelli, përgjegjëse rajonale për Mesdheun dhe Turizmin në krahinën e Puljas, duke sjellë ndër mend që Rajoni i Pulias ka ndjekur programin IPA, 2007-2013 dhe është ngarkuar për administrimin e programit të ri Itali-Shqipëri-Mal i Zi për vitin 2014-2020.
“Ne punojmë prej 9 vitesh me Shqipërinë në kuadër të një sërë programesh të rëndësishme. Kemi pasur shumë eksperienca ne këtu dhe përparësia jonë kryesore është të lehtësojmë sa më shumë hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kemi pasur bashkëpunim me qeveri të ndryshme në Itali për këtë çështje dhe do të vijojmë ta kemi edhe në vijim”, tha Godelli. Rajoni i Pulias ka mbështetur dhe bashkëpunuar në Shqipëri me një sërë projektesh në fusha të rëndësishme.
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha theksoi se momentalisht Shqipëria ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm, pasi vetëm pas pak javësh do të merret vendimi për statusin e vendit kandidat.
“Është një vendim që nuk do të merret vetëm duke parë reformat dhe progresin e Shqipërisë, por duke i dhënë një vëmendje të madhe edhe bashkëpunimit rajonal. Në këtë kuadër unë dua t’ju garantoj se jemi të angazhuar për të shtuar këtë bashkëpunim në të ardhmen dhe sidomos me Italinë, e cila ka qenë një prej vendeve që na ka mbështetur që në nisje të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian”, tha ministrja.
Ajo nënvizoi se bashkëpunimi me Italinë mund të shtrihet në shumë fusha, por mund të thellohet në: infrastrukturë, projektet e përbashkëta energjetike, kulturë, turizëm dhe për mirëqenien sociale. “Nga Ministria e Integrimit Evropian do të keni disponibilitetin maksimal për të bashkëpunuar edhe në nivel teknik sidomos në kuadër të programeve IPA dhe projekte të tjera të përbashkëta”, tha ministrja Gjosha.
Delegacioni italian shoqërohej nga ambasadori i Italisë në Shqipëri, Masimo Gaiani.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com