Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha tha se vendi ynë bashkë me SHBA si bashkëpenëmbajtëse për çështjen në Ukrainë do të përgatisin një rezolute për Këshillin e Sigurimit për të dënuar agresionin rus.
"Shqipëria dhe SHBA po përgatisim një rezolute që do t'i paraqitet Këshillit të Sigurimit për të dënuar atë që po bën Rusia", tha ambasadori në Opinion.
Zëri i Amerikës shkruan se votimi i rezolutës do bëhet sot dhe do të kërkohet tërheqja e menjëhershme e trupave ruse, një masë që gjithsesi nuk ka gjasa të miratohet për shkak të vetos së Moskës. Projekt-rezoluta e ashpër, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon "veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore" për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Një votim për një dokument të ngjashëm pritet të pasojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku rezolutat nuk janë detyruese dhe ku 193 anëtarët e saj nuk kanë të drejtën e vetos.
Sulmi rus për të bombarduar Ukrainën mëngjesin e sotëm ka kapur në befasi edhe vetë SHBA dhe aleatët perëndimor, pasi ndërsa ato ishin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB pikërisht për të diskutuar për zgjidhjen e kësaj krize, janë njoftuar se tashmë lufta kishte nisur,Rusia kishte bërë bombardimet e para në Kiev dhe disa qytete të tjera të rëndësishme.
"Ne ishim në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB për të diskutuar për krizën, kur morëm vesh se lufta kishte nisur", tha ambasadori
Bota u ngrit sot nga sulmi më i madh i ndodhur që pas Luftës së Dytë Botërore, ku Rusia bombardoi Ukrainën. Në një fjalim para sulmit Putin deklaroi se nisi një operacion special për çmilitarizimin e Ukrainës, ndërsa paralajmëroi se përgjigja e Moskës do të jetë "e menjëhershme" nëse dikush përpiqet të përballet me Rusinë. Perëndimi ka dënuar këto akte agresioni dhe ka vendosur sanksione të forta ekonomike për Rusinë.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky kërkoi nga populli rus që të reagojë dhe të kërkojnë ndalimin e këtij pushtimit ndaj popullit ukrainas, ku duket se thirrja ka pasur mbështetje pas me qindra rusë kanë protestuar në rrugët e Moskës dhe Petersburg duke kërkuar ndalimin e bombardimeve.
Flisni flisni. Ska me vend ne mur ku ti vare Rama dekoratat dhe fotot me SHBA. Kete rezoluten mbase e var tek mejhania e Luces ne Elbasan....
PërgjigjuGjynof se po iu prishka qejfi like bq-rit, sali b*oles, edvin prostitutes, dhe lul maniakut. Ca do beni per shkaun e shkitur qe kemi afer ore pjeshke te vyshkura? Do beni gati ndonje municion apo tank, sa per nje kujdesje, apo i shkaterroi te gjitha sali bq-ri dhe do kalojme nje rrezolute tjeter parlamentare: “fajin e ka saliu!”
PërgjigjuGjith Bota bën gam, gam, gam e qent Rus bam. E gjith Bota tallet me Ukrainën pse se ndihmuan por vetëm llafe e sanksjone. E pyt shum fashisti Putin për saksjone ai bēn tregti me gj,smën zjetër të Botës që është Kina. Me një fjal kta jan bashk bëjn vetëm teatër e gjakun e paguan Ukraina.
PërgjigjuBravo.Mos harroni te beni rezoluta.Qesharake,mileti tu u vra kot ne Ukraine,pa asnje lloj ndihme nga perendimi.Nuk ndalet lufta me rezoluta.
PërgjigjuUkraina eshte sakrifica ore vella. Ajo kocka qe i hudhet qenit qe kafsha te shkoje ne nje drejtim tjeter dhe te dali zbuluar. Frytet e perendimit do i shikosh pas dy -tre vjeteve. Ukraina mund te kishte qene pak me e pergatitur dhe organizuar, por perseri, eshte lufte qe dihet se do humbet.