Shqipëria do të ketë të parin burg “hotel”! Te “Ali Demi”, ditën punë, natën në qeli (Ja kush përfiton)

Burgu i Ali Demit, ose i njohur deri dje si burgu i grave, do të kthehet së shpejti në një burg hotel. Report TV ka mësuar se Ministria e Drejtësisë po e përgatit për ta kthyer në një burg të hapur, e krahas kësaj, në Kuvend po miratohet një ndryshim ligjor, në mënyrë që çdo i dënuar, që ka 2 vite e 6 muaj burgim për të bërë, ose më pak, nëse gjen një kontratë pune, ditën të punojë e në darkë të vijë të rrijë në burg”.

Gratë që qëndronin në burgun “Ali Demi”, janë spostuar në një burg të ri në Pogradec.

Ideja e burgut të hapur, është e hershme, por nuk është zbatuar në praktikë. Ligji aktual parashikon që vetëm ata të dënuar që u kanë mbetur vetëm 6 muaj burgim, mund ta përfitonin. 

Në Kuvend, ndryshimet ligjore të propozuar nga deputeti Nasip Naço, kërkojnë që këtë të drejtë, ta marrin ata që kanë për të shlyer edhe 2 vite e gjysmë burgim.

“Në vitin 2012, për burgjet ishin akorduar 39 milionë euro, në vitin 2024 ky buxhet ishte 82 mln euro. Kemi 5 mijë të burgosur, dhe po kaq kemi punonjës të burgjeve. Më lehtë merr vizë amerikane, se sa leje për punë jashtë burgut. Nuk është aplikuar në asnjë rast deri më tani, burgu i hapur, kur ligji e parashikonte për ata që kishin nën 6 muaj burgim për të shlyer. Propozoj të bëhet për ata që ju ka ngelur 2 vite e 6 muaj burgim.”, tha Nasip Naço, deputet i PS-së.

“Pse, ka kosto dhe të zbrazim burgjet? Po pse nuk sillni një ligj ju, që ata që dënohen për korrupsion të paguajnë vetë edhe hotelerinë në burgje?”, u shpreh Enkeleid Alibeaj, deputet i opozitës.

Drejtoria e Burgjeve e mbështeti nismën, si një mundësi për të shfryrë burgjet nga mbipopullimi, me 1713 te dënuar dhe 2778 te paraburgosur.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Carlo: 28/01/2025 10:39

    Perche no,sig.Moderatore!.. prishini e rrafshoni përdhe krejt ato Baraka,e gjitha burgjet mes qytetit!Hapni rrugë,sheshe,Lulishte komunitare për popullin!

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 27/01/2025 18:31

    Nasip greku të na komandoje, ptu rrac e flliqt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq