Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian pritet të marrë një shtysë të fortë në vitin 2027. Ky është mesazhi që erdhi të enjten nga Niko Peleshi pas takimit me homologun lituanez, Juozas Olekas.

Gjatë bisedës së zhvilluar në Zagreb, në kuadër të Samitit Parlamentar të Nismës së Tre Deteve, Peleshi theksoi se Lituania e konsideron zgjerimin si një element kyç për forcimin e Bashkimi Europian.

Sipas tij, pikërisht për këtë arsye, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë një ndër prioritetet kryesore të Presidencës Lituaneze të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2027.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti i Lituanisë do të intensifikojnë bashkëpunimin, me fokus jo vetëm integrimin, por edhe stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Në fokusin e dy vendeve është edhe rritja e kontributeve të përbashkëta për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në rajon.

"Lituania mbështet anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe vlerëson se zgjerimi e bën Bashkimin Europian më të fortë, më të madh, më të sigurt. Integrimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë një përparësi e Presidencës Lituaneze të BE në gjysmën e parë të vitit 2027. Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti i Lituanisë do të intensifikojnë bashkëpunimin parlamentar, do të nxisin marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve si edhe kontributet e përbashkëta për stabilitetin, sigurisë dhe paqen" tha ai.

 

 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Mars, 23:04

    Play-off i Botërorit, mendoni se Shqipëria do e kalojë Poloninë?