PRISHTINË- Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën sot (20 dhjetor 2024) në Prishtinë, në një seancë të përbashkët që i bëri bashkë edhe krerët e dy qeverive, kryeministrin Edi Ram dhe kryeministrin Albin Kurti.Seanca e përbashkët u drejtua nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca.
Kryeministri Edi Rama i quajti absurde sanksionet e BE-së ndaj Kosovës për të cilën pranoi se së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani kanë negociuar edhe në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor mbajtur pak ditë më parë por theksoi se “pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë me Kosovën na pengon që të bëjmë për Kosovën sa do të donim”
Përmes fjalëve të Ibrahim Rugovës, Presidentit të ndjerë të Kosovës, Kryeministri Edi Rama e pati të drejtpërdrejtë mesazhin për homologun Kurti:
Dëshira ime e zjarrtë është të mos jemi njëri në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE e tjetri në listën e sanksioneve të BE-së të cilat sot janë një absurditet absolut''
Kryeministri Rama theksoi se Kosova duhet të forcojë lidhjet me SHBA e BE-në aleatët strategjikë që do e çojnë Shqipërinë e Kosovën drejt BE-së dhe i kërkon të këpusë reciprocitetin nacionalist me Serbinë por të punojë për të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin.
Në këtë fazë kaq vendimtare Kosova duhet të ngrijë të ftofi ‘pa afat’ dialogun bilateral me Serbinë, e normalizimin e marrëdhieneve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në. Kosova të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë jo për hir të Serbisë por për hir të martirëve e fëmijëve të vet e për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin.
Nuk ka asnjë arsye që BE të përpiqet të bindin Kosovën për qënien e lidhur organikisht të lidhur me SHBA e BE-në. Nuk ka arsye që Kosova të presë cfarë do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE-së e NATO-s. Kosova e uli në gjuhnjë Serbinë 25 vite më parë, e sot duhet ta lërë në bisht Serbinë.
I ashpër, Rama ishte edhe për Gjykatën e Hagës që po heton ish udhëheqësit e UÇK -së, duke ngritur pikëpyetjen e një procesi të parregullt ligjor ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve.
Unë dua ta dini të gjithë ju këtu dhe ata që na dëgjojnë, që nëse Kuvendi i Kosovës kurdo qoftë do e merrte nismën për t’iu drejtuar të gjitha shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale dhe për të ndarë me to dyshimin e arsyeshëm për cenimin e standardeve demokratike në procesin ligjor kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dhe nëse do të na kërkohej që një nismë e tillë t’i bashkohej dhe Kuvendi i Shqipërisë, unë nuk flas dot për të tjerët, por veç për forcën time politike. Partia Socialiste do ta angazhojë pa asnjë ngurrim që të njëjtën rezolutë të votuar nga Kuvendi i Kosovës, ta depozitonte në Kuvendin e Shqipërisë.
Mesazhet direkte të Ramës morën duartrokitjet e ligjvënënsve kosovarë, por jo përgjigjen e kryeministrit Albin Kurti. Në fjalën e tij drejtuar dy kuvendeve kryeministri Albin Kurti kërkoi mbështetjen për anëtarësimin në NATO.
“Sulmet terroriste ndaj Kosovës ai në Banjskë e ky i fundit në kanalin e ujësjellësit në Ibër-Lepenc që vijnë nga e njëjta adresë, nga Serbia, e nëse nuk është Serbia është edhe Serbia edhe Rusia bashkë, e kanë bërë këtë çështje urgjente, pra anëtarësimin në NATO. NATO është në Kosovë por Kosova nuk është në NATO”.
Shqipërisë i kujtoi se Kosova ka dhënë 4 mln € Luginës së Preshevës e kjo duhet 'të shërbejë si shembull'
Në fjalën e saj Presidentja Osmani vuri theksin tek unifiki i politikës së jashtme.
Dy kryeparlamentarët Konjufca e Spiropali thanë se pa njohje të ndërsjelltë dhe përfundimtare, ky skaj i Europës do të vijojë të ketë dhembje koke.
Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca theksoi mbështetjen reciproke të dy shteteve.
"Kosova po e mbyll edhe këtë vit nga elemente të lidhura me Serbinë dhe që synojnë destabilizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe ato të luftës hibride. ... Kjo seancë duhet të shihet si dëshmi që Kosova e Shqipëria janë me njëra tjetrën në çdo rrethanë e pa asnjë kusht. S'mund të ketë normalizim mes Kosovës e Serbisë pa pasur njohje reciproke. Vetëm kjo është zgjidhja. Kjo do të ndodhe se kemi në krahë Shqipërinë. " tha kryetari i Kuvendit të Kosovës.
"Duhet të takohemi të gjithë, sa jemi kudo në botë, ka salla të tjera që na nxënë. Derisa toka të dridhet nën këmbët tona, derisa bota ta mësojë se cilët jemi e cfarë mund të bëjme kur jemi bashkë. Me realizimin hiperbashkimin duket herët, kur ske pulën duhet me ngrenë shpend tjetër, por edhe ky shpend qenka shumë i shijshëm në këtë takim. Pa njohje të ndërsjelltë dhe përfundimtare, pa dalje me guxim nga labirintet artificiale që krijohen nga interesa të ditës, e ndoshta edhe të votës lokale, ky skaj i Evropës do të jetë gjithmonë një dhembje koke për banorët e tij " tha Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit Spiropali garantoi se Shqipëria do mbështesë Kosovën në organizmat ndërkombëtarë.
Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të jetë vijojë të jetë promotori i këtij procesi. Sfidat specifike që ka Kosova janë të kuptueshme dhe ato janë njëherazi edhe sfidat tona që burojnë nga e drejta e natyrshme dhe ajo kushtetuese jona. Në këtë kontekst, dialogu Kosovë-Serbi, në koordinim të plotë me partnerët tanë të përbashkët strategjikë, SHBA e BE, duhet të kenë medoemos, si rezultat përfundimtar, nënshkrimin e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës.
Kuvendi përbashkues i dy vendeve nuk sheshoi dot as betejën e brendshme të politikës në Shqipëri e Kosovë. Fjalimet e tyre, përfaqësuesit e opozitave të dy vendeve i shfrytëzuan për kritika ndaj Ramës e Kurtit.
Takimi i përbashkët i dy kuvendeve, ku morën pjesë 130 deputetë, ishte e dyta pas asaj në Tiranë 2 vite më parë. Për herë të parë dy Kuvendet zhvilluan takim më 27 nëntor 2022, me rastin e 110-Vjetorit të pavarësisë.
Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama kanë firmosur në Prishtinë marrëveshjen për 'Lojërat Mesdhetare 2030'. Nga 24 korriku - 4 gushtin e 2030 Prishtina do mirëpresë këtë turne, ndërsa kryeqytetit të Kosovës do i vijnë në ndihmë edhe qytete të tjera. Veç qyteteve në Kosovë, edhe Durrësi do mirëpresë në 2030 aktivitetet sportive që i përkasin disiplinave ujore.
Për këtë, Rama dhe Kurti kanë firmosur këtë të premte në Prishtinë një marrëveshje për këtë event, me Shqipërinë që do i vijë në ndihmë Kosovës për një ngjarje sportive të një rëndësie të veçantë.
Foto: Dhurata që mori Edi Rama nga luftëtari i UÇK-së Rexhep Selimi
Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit sot (20 dhjetor) në Kosovë, në kuadër të seancës së përbashkët mes kuvendeve të të dy vendeve, mori dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shprehet se është i prekur nga kjo dhuratë që ka marrë.
“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve u ndal tek mbështetja e Shqipërisë për Kosovën. Hoxhaj tha se Shqipëria ka qenë mburojë sigurie për Kosovën, dhe zëri i saj në çdo institucion.
Hoxhaj foli edhe për fjalën e Ramës, ndërsa njëjtë theksoi se Hashim Thaçi e të tjerët po mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Shqipëria ka qenë mburoja jonë e sigurisë, kur ne si popull u përballëm me gjenocid. Ky rikthim i imi në histori, e ka një qëllim, për të thënë faleminderit Shqipëri. Shqipëria nuk ka pasur vetëm një rol solidar, por rol vendimtar dhe mbështetës për Kosovën ne jemi mirënjohës për mbështetjen, për lobimin që ka bërë për njohjen ndërkombëtare të saj. Duke qenë dikush që ka qenë pjesë e procesit politik, kudo ku nuk kapur mundësi të flasë Kosova, ka qenë zëri i Shqipërisë dhe prania e Shqipërisë ka qenë edhe si përfaqësim i Kosovës. Mirënjohje Ramës edhe për atë çfarë tha sot në Kuvend, por edhe për atë se çfarë thotë dhe bën qeveria e shtetit shqiptar në mbështetjen zyrtare, politike dhe publike të kauzës së drejtë të Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit dhe gjithë UÇK që padrejtësisht po mbahen në Hagë, të sigurt se do kthehen fitimtarë dhe faqebardhë”, tha Hoxhaj.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në mbledhjen mes dy Kuvendeve kritikoi fjalimin e kryeministrit Rama dhe mesazhet e tij për Kurtit. Bardhi tha se shqiptarët nuk ia thonë vëllait këshillat në publik, duke e quajtur këtë një thikë pas shpine për Kosovën. Sipas tij, një strategji e tillë dobëson pozitën e Kurtit në arenën ndërkombëtare.
Bardhi: Nuk kam ndërmend të prish traditën e shqiptarit për ta kthyer këtë mbledhje në një transformim të luftës sonë të brendshme në Shqipëri. Mund të flisja shumë se ca ka ndodhur shumë në këto 10 vite në Shqipëri, edhe se si janë marrëdhënie mes dy vëllezërve Kosovë e Shqipëri gjatë viteve të fundit, por s’kam ndërmend ta kthej këtë diskutim në fushatë elektorale. Apo të përdor Kosovën për fushatë elektorale. Se kemi bërë kurrë dhe s’do ta bëjmë kurrë. Por një mesazh referuar nga fjala që kryeministrin, që e lanë nervat dhe braktisi sallën, ne shqiptarët kemi një traditë, vëllait nuk ia themi kurrë këshillën në publik, kurrë këshillën në lagje. Vëllait këshillën ja themi në shtëpi me zë të ulët që mos të na dëgjojnë të tjerët. Një këshillë e thënë në publik e lëndon vëllanë, e dobëson pozitën e tij në arenën ndërkombëtarë është një thikë pas shpine për vëlalnë tonë, Kosovën tonë të dashur.
Marrëdhëniet mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurti duket që vijojnë të jenë të ngrira, edhe pse krerët e të dy shteteve marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta.
Kryeministri Albin Kurti ishte prezent në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë më 29 nëntor. Ndërkohë që sot ata ishin bashkë në kuvendin e Kosovës ku po mbahet mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve.
E dëshmon dhe kjo video e mbërritur në redaksi nga mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Shqipëri – Kosovë që po mbahet sot në Kuvendin e Prishtinës.
Edi Rama i ulur në seksionin ku ndodhet delegacioni i kabinetit të kryeministrit shqiptar shkruan një letër dhe i kërkon një punonjësi të personelit tia dërgojë kryeministrit Kurti që ndodhet në seksionin tjetër ku ndodhet delegacioni kosovar. Ky i fundit nga video duket që refuzon ta lexojë por e vendos në cep të tavolinës. Por gazetarja e Report Tv Esiona Konomi informon se Kurti e kishte lexuar letrën pak minuta më pas dhe bashkë kishin shkëmbyer shenja. Më pas kryeministri Rama kishte dalë nga salla e Kuvendit duke munguar për të paktën 30 minuta.
Kryeministri Albin Kurti kërkoi që Shqipëria të mbështesë Kosovën në integrimin e saj në NATO si nevojë urgjente përballë dhe akteve terroriste të Serbisë.
Nga Parlamenti i Kosovës në fjalën e tij drejtuar dy kuvendeve tha se agresioni i Rusisë në Ukrainë, rindezja e konflikteve në Lindjen e Mesme, sulmet terroriste ndaj Kosovës, ai në Banjskë e në kanalin e ujësjellësit në Ibër-Lepenc që e kanë bërë urgjente anëtarësimin në NATO.
“Sulmet terroriste ndaj Kosovës ai në Banjskë e ky i fundit në kanalin e ujësjellësit në Ibër-Lepenc që vijnë nga e njëjta adresë, nga Serbia, e nëse nuk është Serbia është edhe Serbia edhe Rusia bashkë, e kanë bërë këtë çështje urgjente, pra anëtarësimin në NATO”.
Ai tha se si asnjëherë më parë kanës shtrirë sovranitetin në veri e sipas tij sulmet terroriste sporadike, të paramilitarëve të orkestruar e financuar nga Serbia, sipas tij janë shprehje e pafuqisë së tyre.
“Dikur nuk kanë bërë akte terroriste sepse e kishin krejt nën kontroll, tash që e kanë humbur kontrollin bëjnë akte terroriste, por ky është fundi i tyre. Aktet e tyre terroriste janë dëshpërimi i tyre, janë fundi i sundimit të tyre”, tha tutje ai.
Më tej Kurti tha se Kosova nuk ka qenë asnjëherë më e fortë ushtarakisht. Sipas tij, investimet në vitet 2021-2023 arritën mbi 239 milion euro nga 4 milion sa ishin në vitet 2018-2020.
“NATO është në Kosovë, Kosova nuk është ende në NATO, mirëpo Kosova po bën hapa gjigant drejt NATO-s. NATO-ja nuk ka armatim të vetin, e ka vetëm armatimin e shteteve anëtare. Për dallim nga viti 2018-2020 kur kishim më pak se 4 milion investim në armatim, në vitet 2021-2023 kemi mbi 239 milion euro investim në armatim e në municion. Pra, ne nuk duhet të anëtarësohemi në NATO pse nuk jemi mjaftueshëm të fortë, por do të anëtarësohemi sepse do të bëhemi gjithnjë e më të fortë dhe nga NATO të përfitojmë sepse do të kontribuojmë”, tha ai.
Kryeministri foli edhe për arritjet e përbashkëta, tha se Shqipëria është ndër 5 vendet e para që ka vëllimet më mëdha të shkëmbimeve tregtare dhe partneri kryesor i Kosovës për vitin 2023 me vlerën 440 milion euro. Tha se janë të vetëdijshëm se nuk u lejohet mburrja dhe vetëkënaqësia për arritjet sepse tha se kanë shumë punë për të bërë jo vetëm për qytetarët që u takojnë të dyja shteteve, por për gjithë shqiptarët që jetojnë në shtetet fqinje. Ai tha se shqiptarët në Serbi janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë.
“Shqiptarët në Serbi janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Evropë. Prandaj ata meritojnë vëmendje më të madhe në bashkërendimin e politikave rajonale të Republikës së Shqipërisë e Republikës së Kosovës. Shqiptarët nuk kanë faj që janë autokton. Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi ndarë si qeveri 4 milion për Luginën, uroj të shërbejë kjo si një shembull edhe për Shqipërinë”, tha tutje ai.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur me tone të ashpra ndaj Albin Kurtit në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve. Haradinaj tha se Kurti ka axhendë ruse e serbe.
Kryeministri ka shkuar deri aty sa ka e ka quajtur sekretarin Blinken naiv, prandaj jemi aty ku jemi. Vargu i dështimeve është i gjatë, vështirë e kemi të gjejmë një veprim të hajrit, çdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me axhendën e Rusisë e Serbisë. Për të qenë i hapur me ju, Rama e Spiropali, marrëdhëniet me Shqipërinë në këto 4 vjet gati sa nuk e kanë prekur fundin dhe të gjithë në sallë e dinë shkakun. Të mira janë mbledhjet tona vëllazërore, edhe pse jo të hijshme në prag të zgjedhjeve.
Me Shqipërinë është ndryshe, se vëllau te vëllau shkon e vjen kurdo. Çdo herë është ndjenjë e mirë të jemi bashkë. Shqipëria ka bërë kujdes se nuk është përzier në fushatat tona të brendshme zgjedhore, kërkoj ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin, jo përmes partneritetit me paqe, por përmes planit aksional të anëtarësimit.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, deklaroi se i gjithë faji për degradimin e dialogut duhet të bjerë te Serbia, por shtoi se “pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë me Kosovën na pengon që të bëjmë për Kosovën sa do të donim”.
Në këtë fazë kaq vendimtare Kosova duhet të ngrijë të ftofi, siç thoni ju ‘pa afat’ dialogun bilateral me Serbinë, e normalizimin e marrëdhieneve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në.
Kosova të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë jo për hir të Serbisë por për hir të martirëve e fëmijëve të vet e për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin.
Nuk ka asnjë arsye që BE të përpiqet të bindin Kosovën për qënien e lidhur organikisht të lidhur me SHBA e BE-në. Nuk ka arsye që Kosova të presë cfarë do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE-së e NATO-s. Kosova duhet ta lërë në bisht Serbinë.
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, u ndal te procesi i gjykimit të Hashim Thaçit e të tjerëve, duke e quajtur një proces të parregullt ligjor. Rama i propozoi Kuvendit të Kosovë, hartimin e një rezolute që do t’i kërkonte shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale ngritjen e një Komisioni Verifikimi për të hetuar standardin e gjykimit.
"Sot që jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku u shpall dhe u fIrmos pavarësia e Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi mbahen penga prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një gjykate ndërkombëtare, e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e shtetit të së drejtës. Ajo që unë nuk vij dot deri këtu në Prishtinë të marr fjalën dhe ta gëlltis në heshtje, në mungesë të Hashimit dhe Kadriut, është nyja e mbledhur në fyt se ai proces është një proces i parregulltë ligjor. Nuk rrit dot pa ua thanë çudinë time për faktin që në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë përmes një rezolute, të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vend financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim.
Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varur nga gjykatësit. Ndoshta ky shqetësim i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron atëherë kjo është gjemë e madhe. Jo për ata 4 njerëz të thjeshtë, por për vete integritetin e drejtësisë ndërkombëtare, së cilës kjo republikë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi republikën. Prandaj nuk mund të lihet në heshtje shurdhuese që ushqehet prehja gjithfarë motivesh nga më fisniket deri te më politiket, që ajo gjëmë nëse është gjëmë ta bëjë dëmin e vet deri në fund. Dua ta dini të gjithë, se nëse Kuvendi do e ndërmerrte nismën për t’iu drejtuar gjitha shteteve sponsorizuese të gjykatës speciale dhe nëse do na kërkohej që një nisem të tillë t’i bashkohet edhe Kuvendit të Shqipërisë, PS do të angazhohej pa asnjë ngurrim që të njëjtën rezolutë ta depozitonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se ka negociuar në samitin e BE-së me presidenten Osmani për të hequr sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.
Dëshira ime e zjarrtë është të mos jemi njëri në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE e tjetri në listën e sanksioneve të BE-së të cilat sot janë një absurditet absolut. Së bashku me presidenten në samitin e BE-së dy ditë më parë këmbëngulën me forcë që ato masa të hiqen dhe siguruam që të gjitha fondet e BE-së që janë penguar të lëvrohen për shkak të atyre masave të mos digjen. Por ne duhet të jemi dorë për dore, paqedashës e paqeruajtës për të bindur dora dorë edhe spektikët më të mëdhenj në BE për absurditetin e rezervave të tyre ndaj njohjes së Kosovës si shtet sovran. Në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut europian të normalizimit duhet ti bjerë e gjitha vetëm Serbisë por kurrsesi nuk duhet të lejojmë qoftë dhe një gram ti bjerë Kosovës. Duam që Kosova të njihet një orë e më parë nga gjithë ato vende europiane që ngurrojnë ta pranojnë realitetin e pakthyeshëm të Kosovës, përfshi dhe Serbia që e ka mundur me luftë e nuk ka asnjë arsye ta lidhë fatin europian të saj. Duam ta ndihmojmë me të gjithë sa kemi në dorë por mundësitë tona nuk mund të krahasohen as me ato të miqve e aletatëve tanë strategjikë e pezmatimi I tyre me Kosovën na pengon të bëjmë sa do të donim e të mund të bënim në këtë kohë kur të gjitha yjet janë reshtuar në favcor të shqiptarëve.
Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në fjalën e saj gjatë takimit të dy Kuvendeve në Prishtinë ditën e sotme (20 Dhjetor), shprehu mbështetjen e hapur për Kosovën në anëtarësimin në NATO, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Ajo theksoi se ‘jo rrallë Ballkani ka qenë truall i ankesës dhe ankthit’.
“Ne shqiptarët nuk bëjmë dallim. Por askush nuk mund ta mohojë se në këtë moment historik ku kemi mbërritur, si kurrë ndonjëherë më parë, shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri të palëkundur në rrugëtimin e tyre për shndërrimin e shoqërisë së vet në një shoqëri moderne, evropiane në thelb e sjellje, euroatlantike në orientim, dhe të drejtë në çdo aspekt”, tha Spiropali.
Ajo ftoi shtetarët kosovarë që të uleshin dhe të diskutonin se ‘çfarë duhet bërë më mirë nesër në axhendën e përbashkët me frymëzim evropian’.
“Të bashkërendojmë plane e strategji të mirëkuptuara në rrugëtimin e pandalshëm drejt Evropës. Realizimi i objektivit tonë strategjik, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, integrimi euro-atlantik i Kosovës dhe njohja përfundimtare e saj si realitet i pakthyeshëm gjeopolitik, rritja e rolit dhe peshës së faktorit shqiptar në rajon si një mekanizëm i pazëvendësueshëm stabiliteti, për paqen dhe sigurinë, janë detyrat tona të shenjta, janë themeli i të ardhmes tonë”, tha kryeparlamentarja në fjalën e saj.
Spiropali theksoi se marrëveshja mes dy Kuvendeve, e nënshkruar në shtator 2022, ka institucionalizuar bashkëpunimin tonë dhe u ka dhënë mbështetje e shtytje bashkëpunimit mes qeverive e institucioneve dhe afrimit të njerëzve tanë në të dy anët e Morinës.
“Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Shqipëria është prioritet kombëtar i Kosovës. Samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor rikonfirmoi mbështetjen për politikën e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Ne besojmë se Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe pranimi i saj si anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës është vetëm çështje kohe dhe do të ndodhë shpejt”, u shpreh ajo, duke premtuar se delegacioni shqiptar në Asamblenë e KE do i mbështesë në proces.
Spiropali u shpreh gjithashtu edhe se “si anëtarë aktivë të NATO-s, ne nxisim forcimin e mëtejshme të marrëdhënieve të Kosovës me Aleancën”.
“NATO është garancia e pazëvendësueshme e sigurisë së Kosovës dhe gjithë botës ku ne përkasim. Ne ndjekim me shqetësim spiralen e destabilizimit që herë pas here ngre krye si gjarpër i porsazgjuar në Veriun e Kosovës. Në mbështesim përpjekjet shumëplanëshe të qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve ligjzbatuese për garantimin e ligjit në çdo hapësirë të Republikës së Kosovës, në partneritet të ngushtë me partnerët tanë, SHBA e BE”, tha Spiropali ndër të tjera, teksa i cilësoi ‘dalldira’ të së shkuarës frymëzimet nacionaliste që kërkojnë ta mbajnë Veriun e Kosovës peng të maktheve që vijnë nga errësira e shekujve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri thirrje për bashkëpunim më të madh mes dy vendeve, në seancën plenare të përbashkët me Shqipërinë.
Kjo seancë duhet të shërbejë si thirrje e për veprim, qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie më të mëdha, po jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim. Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo nuk është thjesht një zgjedh, por domosdoshmëri. Historia nuk do na gjykojë me dashamirësi nëse do e shfrytëzojmë këtë moment për të krijuar harmoninë. Secili prej nesh duhet ta luajë rolin në avancimin e vizonit të shteteve dhe qytetarëve brenda familjes europiane. Lidhja e thellë mes Kosovës e Shqipërisë është rrënjosur në histori. Kjo lidhje nuk është simbolike, një themel i pathyeshëm me të cilin duhet të nderojmë bashkëpunim më të madh e koordinim më të shpeshtë. Janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh të bashkuar nga një histori e lavdishme dhe një e ardhme e ndritur që po ndërtohet dita ditës. Dy Kuvendet kanë rol vendimtar në forcimin e lidhjes tonë.
Në një kohë që Shqipëria po bën hapa vend në rrugëtimin europian, shpreh urimet e përzemërta për suksesin në negociatat për anëtarësimin, kjo është krenari për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Tregon se përmes punë shtet tona mund të sigurojnë vendin e merituar në BE. Kosova mbetet me përkushtim e palëkundur për integrimin në BE, aspirata jonë nuk është vetëm një qëllim politik, por pasqyrim i asaj se kush jemi, pasqyrim i identitetit tonë. Kombi ynë mbrojti portën e fundit të Europës, qindra vite para se të themelohej BE. Vlerat në të cilat është ndërtuar BE qëndrojnë edhe në vetë themelet e kombit tonë. Pengesat me të cilat përballet Kosova janë tejet të madha, padrejtësitë sa vinë e rriten. Për t’i kaluar na duhet mbështetja e vazhdueshme e Shqipërisë. BE do të jetë më e sigurt me shtet tona. Për të arritur këtë të ardhme të përbashkët është jetike te forcojmë bashkërendimin mes dy shteteve. Është me rëndësi unifikimi i politikës së jashtme dhe bashkëpunimi në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës dhe sovranitetit të shtetit tonë. Po ashtu bashkëpunim në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve pavarësisht se ku jetojnë. Akoma ekzistojnë tendenca të shkundur themelet mbi të cilat është ndërtuar Maqedonia e Veriut, për të destabilizuar këtë vend duke larguar të drejta e fituara të shqiptarëve si popull konstituiv, nuk duhet të heshtim para këtyre tendencave të qarta.
Për Kosovën, Shqipëria ka qenë më shumë se një shtet motër, ka qenë një aleate e palëkundur duke na qëndruar pranë që nga ditë e luftës të çlirimit deri në ndërtimin e shtetit sovran. Edhe sot mbetet një shtyllë e fortë e mbështetjes sonë. Zëri i Shqipërisë në KiE dhe NATO është më shumë se s ai vlerësuar nga populli i Kosovës dhe u jemi përjetë mirënjohës. Suksesi i Kosovës dhe Shqipërisë është detyrim ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët europiane. Ti afrojmë dy shtetet tona gjithnjë e më shumë.
Para seancës së përbashkët tw Kuvendit Shqipëri – Kosovë një takim i përbashkët është organizuar kokë më kokë mes delegacionit shqiptar dhe atij në Prishtinë
Takimi i përbashkët ishte mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në prani të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030
Në mbledhjen e përbashkët mes dy Kuvendeve, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca falënderoi Shqipërinë për mbështetjen, ndërsa u ndal edhe tek raportet me Serbinë. Konjufca tha se Serbia po synon destabilizimin e Kosovës, ndërsa kujtoi sulmin në kanalin e ujit Ibër Lepenc, por edhe sulmin në Banjskë një vit më parë.
Konjufca tha se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa njohje reciproke dhe për këtë u shpreh i bindur se do ndodhë edhe me Shqipërinë në krah.
“Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të Kuvendeve për të dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike e gjeopolitike, të sigurisë që shoqërojnë rajonin tonë edhe gjatë këtij viti. Edhe dy muaj bëhen tre vjet që nga agresioni i paprovokuar i Rusisë mbi Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne si rajon dhe Kosovë i kemi ndjerë ndikimet e tërthorta e të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Kosova po e mbyll edhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejtë nga elementë që lidhen me Serbinë dhe që po synojnë destablizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe të luftës hibride. Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë të pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe rend ligjor e demokratik. Mos harrojmë që ky sulm i rëndë ndaj infrastrukturës tonë kritike të furnizimit me ujë dhe energji vjen 1 vit pas sulmit tjetër të rëndë në Banjskë. Organizator i këtij sulmi është Radoiçiçi i mbështetur drejtpërdrejtë nga Vuçiç dhe mbetet ende i pandëshkuar nga drejtësia në Serbi e cila pothuajse nuk ekziston fare.
Ky përbashkim i yni sot në këtë seancë të dy kuvendeve tona. Kosova e Shqipëria janë me njëra tjetrën, në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht. Duke qenë se nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveçse interesit kombëtar për kombin që për ne është i përbashkët. Kam pasur nderin të drejtoj këtë institucion, po ashtu Kuvendi i Shqipërisë është pothuajse në fund të mandatit. Mund të them që si Kuvend kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe e kemi ngritur në nivel të ri bashkëpunimin ndërparlamentar. Synojmë të njëjtën familje, Shqipëria ka ecur para në rrugën e integrimit dhe mësimet e saj do jenë të rëndësishme për ne pavarësisht masave absurde që n ai ka vendosur BE. Kosova mbetet kampion i demokracisë në rajon dhe me këtë duhet të krenohemi të gjithë ne si popull. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë aleati më i natyrshëm i vlerave perëndimore në Ballkan, e falënderojmë Shqipërinë që ka qenë e zëshme për mbrojtjen e interesave të Kosovës, për mbrojtjen e shpejtësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në çdo forum të rëndësishëm të botës dhe që e drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovraniteti dhe integritetin, nuk mund të konsideron cenim i fqinjësisë së mirë.
Është Serbia ajo që nuk na e pranon as statusin e fqinjit. Nuk mund të ketë normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve tona pa pasur njohje reciproke si dy subjekte sovrane që nuk e kontestojnë njëra tjetrën. Vetëm kjo është zgjidhja për relacionin mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo të ndodhë sepse e kemi në krah Shqipërinë”, tha Konjufca.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të nisë mbledhja e përbashkët e parlamenteve të dy vendeve.
Ditën e sotme në Prishtinë mbahet mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve, Shqipëri-Kosovë. Nga Shqipëria janë 56 deputetët që do t’i bashkohen kësaj mbledhje të rëndësishme.
Report Tv ka zbardhur edhe listën me emrat e deputetëve demokratë dhe atyre socialistë. Nga PD, vihet re se mungon kryetari Sali Berisha, por edhe Lulzim Basha. Ky i fundit tashmë i distancuar totalisht nga PD dhe drejton ‘Demokratët Euroatlantikë’.
Nga ana tjetër, Berisha nuk i është bashkuar grupit të deputetëve për shkak të axhendës.
2- Flamur Hoxha
3- Isuf Cela
4-Lefter Gështenja
5-Ramadan Likaj
6-Xhelal Mziu
7-Asllan Dogjani
8-Dashnor Sula
9-Eralda Bano
10- Ferdinand Xhaferri
11- Ina Zhupa
12- Kastriot Piroli
13- Kreshnik Collaku
14- Lindita Metaliaj
15- Luan Baçi
16- Orjela Nebiaj
17- Qani Xhafa
18- Saimir Korreshi
19- Tomorr Alizoti
20- Andia Ulliri
2. Bledar Cuci
3. Klotilda Bushka
4. Eduard Ndreca
5. Toni Gogu
6. Ermonela Valikaj
7. Pandeli Majko
8. Xhemal Qefalia
9. Olta Xhacka
10. Saimir Hasalla
11. Denis Deliu
12. Plarent Ndreca
13. Arkend Balla
14. Evis Kushi
15. Desantila Tahiraj
16. Lindita Buxheli
17. Teuta Ramaj
18. Ilir Topi
19. Petro Koci
20. Eduard Shalsi
21. Blerina Gjylameti
22. Eni Zake
23. Antoneta Dhima
24. Milva Ekonomi
25. Vullnet Sinaj
26. Pranvera Resulaj
27. Frrok Gjini
28. Mimi Kodheli
29. Etjen Xhafaj
30. Blendi Klosi
31. Lavdrim Krrashi
32. Nasip Naco
33. Bardhyl Kollcaku
34. Fadil Nasufi
35. Edona Bilali
36. Mirela Pitushi