Popullsia e Turqisë u zgjerua me një ritëm relativisht të shpejtë gjatë 2005-2015, duke u rritur me 14.2% në përgjithësi, ndërkohë që numri i banorëve në Mal të Zi dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë u rrit me një ritëm modest, duke u rritur me 1.4% dhe 1.7% respektivisht. Kjo ishte më e ngadaltë se norma përkatëse e ndryshimit në 28-en e BE-së, ku popullsia u rrit me 2.8% në 2005-2015.
Tkurrje (- 0.6%) pati popullsia e Bosnjës midis 2005 dhe 2015, ndërsa Serbia dhe Shqipëria panë rënien më të madhe të popullsisë me 4-5%. Rënia më e madhe në nivelin e popullsisë është regjistruar në Kosovë, ku numri i banorëve ra me 13.2%, raporton Eurostat.
Statistikat mbi ndryshimin e popullsisë dhe strukturën e saj përdoren gjithnjë e më shumë për të mbështetur politikëbërjen dhe të ofrojë një mundësi për të monitoruar sjelljen demografike në një kontekst ekonomik, social dhe kulturor Popullsia e vendet e zgjerimit rezultoi pothuajse 96 milionë banorë në vitin 2015, e cila është më pak se një e një e pesta (18.9%) e popullsisë së BE-(508 milionë
Ndër vendet e Rajonit Shqipëria dhe Kosova paraqiten me densitetin më të lartë të popullsisë për kilometër katror. Sipas të dhënave të Eurostat Kosova ka 165.8 banorë për kilometër katror, nivel ky edhe më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 116.7 banorë për kilometër katror. Shqipëria është vendi i dytë në rajon që në vitin 2015 rezultoi me një densitet 100 banorë për kilometër katror.
Në të kundërt, dendësia më e ulët e popullsisë në mesin e vendeve të zgjerimit është regjistruar në Mal të Zi (i cili gjithashtu kishte numrin më të vogël të banorëve), me një raport prej 45.0 banorë për km² në vitin 2015.
Në mesin e vendeve të zgjerimit, përqindja e femrave arriti në 51.3% të popullsisë së përgjithshme në Serbi, ndërsa Bosnja e Hercegovina (2014 dhënat) dhe Mali i Zi gjithashtu raportoi se femrat përbënin shumicën e popullsisë së tyre. Në katër vendet e tjera të zgjerimit, ku përfshihet edhe Shqipëria përqindja e meshkujve është më e lartë se e femrave.
Turqia është shteti më i madh i vendeve të Zgjerimit, me një popullsi prej 78 milion banorë në vitin 2015 dhe vjen i dyti për nga numri pas popullsisë pas Gjermanisë e cila kishte 81 milionë banorë në vitin 2015, por popullsinë më të lartë se çdo shtet tjetër anëtar i BE-së.
Nga ana tjetër, Mali i Zi është vendi më i vogël i zgjerimit në drejtim të popullsisë, me një total 622 mijë banorë, disi më i vogël se sa popullsia e Qipros (847 mijë), por më të madhe se e Luksemburgut (563 mijë) ose Maltës (429 mijë).
Zhvillimi i numrit të banorëve brenda vendeve të Zgjerimit ka ndjekur një model të ndryshëm gjatë periudhës 2005-2015./ (Monitor)
dy.b/shqiptarja.com