Shqipëria e nis me humbje me
Italinë,  Xhenova 'vishet' kuqezi

Shqipëria e nis me humbje me<br />Italinë,  Xhenova 'vishet' kuqezi
Shqipëria e ka nisur me humbje historinë përballë Italisë, pasi u mund në miqësoren e zhvilluar në Xhenova me rezultatin minimal 1-0. 90’ i kthyer në festë nga tifozët shqiptarë që mbushën stadiumin ka dhuruar mjaft emocione dhe spektakël në fushë me raste nga të dy ekipet.

Kuqezinjtë e drejtuar nga italiani De Biasi luajtën mjaft mirë përballë Italisë, ashtu sikur edhe përballë Francës, por fati nuk ishte me ne në shumë raste, pasi rastet sidomos të Lenjanit mund të ishin shfrytëzuar më mirë.
itali shqiperi
E ndërsa pjesa e parë foli më shumë për miqtë, në të dytën vendasit e Contes morën frenat e lojës në dorë duke krijuar shumë raste për shënim, teksa 9’ nga fundi kalon në avantazh me një autogol të Salihit, i cili prek i fundit topin e goditur nga Okaka. Kështu Shqipëri mbyll miqësoret e nëntorit me një humbje dhe një barazim.
platini
Pjesa e parë
Shqipëria ka luajtur si e barabartë me Italinë në pjesën e parë. Të besuarit e De Biasit kanë rrezikuar disa herë portën e italianëve, por nuk kanë arritur që të konkretizojnë.

Për t’u theksuar është rasti i Cikalleshit në minutën e 36 që përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase, por goditja e sulmuesi shqiptar përfundon në tranversë duke drithëruar vendasit.
lenjani
Lojtari që ka spikatur më shumë për Shqipërinë në pjesën e parë është Ermir Lenjani me pasimet e sakta dhe gjuajtjet e forta në drejtim të portës.
itali shqiperi
Italia ka pasur më shumë raste për shënim më pjesën e parë, por porta kuqezi është mbajtur e paprekur falë pritjeve të Berishës.
itali shqiperi
 Italia ishte pranë golit në minutën e 30 pas një goditje dënimi nga e djathta e sulmit, por nuk shfrytëzohet nga Giovinco. 33' Destro godet nga jashtë zone, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

itali shqiperi

itali shqiperi

itali shqiperi

Bertolacci godet fort me të majtën në të 39’ por Berisha grushton duke mos lejuar prekjen e rrjetës. Në minutën e fundit të pjesës së parë Berisha ka shpëtuar portën duke grushtuar një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone nga Cerci, e cila devijohet nga këndi.

Pjesa e dytë
Pjesa e dytë nis akoma më e mirë për Shqipërinë, e cila ka një rast të mirë për të shënuar. Cikalleshi fiton një top pas gabimit të portierit Sirigu pas presionit të sulmuesit shqiptar. Topi shkon te Lenjani i cili vonohet në kontroll dhe humb mundësinë të godasë me portën e boshatisur.
itali shqiperi
Në të 60’ Cana shpëton portën nga një rrezik i sigurt, pasi ndërhyri duke i larguar topin Giovincos. Në të 63’ Italia ka rastin më të mirë për të shënuar,  Giovinco pason te Cerci, ky i fundit për Destron, i cili i vetëm përballë Berishës godet jashtë. Lenjani përgjigjet duke lëshuar një predhë nga jashtë zone që pritet në dy kohë nga portieri.

Momentet në vazhdim flasin për Shqipërinë, e cila rrezikon edhe me Memushajn me një goditje dënimi. Ndërkohë që në të 69’ ndeshja ndërpritet për disa caste, pasi në fushë u fut një tifoz me flamurin shqiptar. Në të 75’ dy tifozë të tjerë shqiptarë futen në fushë.
itali shqiperi
Kapiteni Cana bën thirrje që të mos ketë më episode të tilla. Situata duket se çorientoi kuqezinjtë, të cilët pësojnë në minutën e 82’. Pas një goditjeje nga këndi, Okaka fiton dyluftimin me Salihin në shtyllën e parë duke goditur, por topi preket për herë të fundit nga shqiptari që realizon autogol.
itali
Në foto: Lart Ballisti i përgjigjet Bogdanovit, Flamuri shqiptar kthehet në Genova
Deklaratat

Conte: Shqipëria,jo ekip i vogël
 
Antonio Conte pas ndeshjes me Shqipërinë shprehet se kuqezinjtë nuk janë më një ekip i vogël, pasi me ndeshjet e fundit kanë treguar se janë në radhën e pretendentëve. “Mos harrojmë që kishim përballë një kombëtare që ka bërë mirë kohët e fundit.

Kjo skuadër luajti mirë në Portugali, fitoi madje kundër tyre, luajti mirë dhe në Francë ndaj unë besoj se nuk ishte e thjeshtë të fitoje ndaj Shqipërisë. Sigurisht që nuk është momenti më i artë për futbollin italian, por mos harrojmë që kjo kombëtare ka fituar 5 nga 6 ndeshje. Unë besoj se duhet të jemi pak të duruar me përfaqësuesen tonë”. Fitorja me Shqipërinë për Italinë erdhi pas barazimit me Kroacinë.
 

De Biasi: I mposhtëm me tifozë
 
De Biasi vlerësoi ndeshjen miqësore përballë Italisë. “Ishte vërtet mbrëmje e jashtëzakonshme, spektakël i vërtetë. Të paktën në tribunë i mundëm. E realizuam një ndeshje me sukses, bëmë paraqitje të mirë.

Kemi dalë nga fusha të humbur, por jo edhe të mundur. Kishim disa probleme të vogla, por skuadra po ecën në rrugën e duhur. U munduam ta bënim lojën tonë, është dashur t’i mbyllnim rastet që i krijuam, mund të kalonim në avantazh”deklaroi ai.
 
Lorik Cana: Jemi krenarë për tifozët

“Unë besoj se të gjithë ju jeni krenarë për këtë brez lojtarësh që ka tani Kombëtarja jonë. Cfarë krenarie ato brohoritje të mijëra zemrave kuqezi sot aty pranë nesh. Faleminderit vërtetë dhe Zoti ju ruajt. Këto 2 ndeshje miqësore që i luajtëm na bënë të rritemi vërtetë dhe të besojmë shumë tek vetja jonë” shprehet Cana.

Tifozi
Një tifoz hyri në fushë me flamurin shqiptar në të 69’ me një stilolaps në dorë. Duke u drejtuar për nga kapiteni Lorik Cana, tifozi vuri flamurin në tokë, u ul në gjunjë dhe iu lut t’i firmoste flamurin.
 itali


Formacionet

Janë zbuluar edhe formacionet me të cilat Italia dhe Shqipëria do të zbresin sonte në fushë për ndeshjen miqësore. Kështu vendasit e drejtuar nga trajneri Antonio Conte do të luajnë me: Sirigu, De Silvestri, Bonucci, Moretti, Antonelli, Cerci, Parolo, Bertolacci, Aquilani, Destro, Giovinco.
itali shqiperi
Ndërsa De Biasi ka zgjedhur që ndeshjen e parë mes dy vendeve ta nisë pa asnjë mëdyshje me formacionin e parë. Berisha, Agolli, Mavraj, Cana, Hysaj, A.Lila, Lenjani, Memushaj, Kukeli, Abrashi, Cikalleshi.

Tifozët kuqezi
 
Në stadium për ndeshjen e sotme kanë “vërshuar” në drejtim të Xhenovas një numër i madh tifozësh shqiptarë nga pothuajse të gjitha qytetet italiane në përkrahje të kuqezinjve dhe për ta kthyer në një festë përballjen.
tifozet kuqezi
Përmes pankartave, shqiptarët kanë shprehur edhe mbështetjen për banorët e Xhenovës pas përmbytjeve të ditëve të fundit, që rrezikuan edhe ndeshjen.
 tifozet kuqezi
Nuk do të mungojnë sonte në stadium edhe banderolat që kujtojnë vuajtjet e shqiptarëve që udhëtuan në vitet ’90 në drejtim të Italisë me gomone.
tifozet kuqezi
Tifozët kanë publikuar në rrjetet sociale banderolën ku shkruhet “Erdhëm me gomone, por tani kemi një skuadër”. Nuk mungojnë edhe parullat kundër UEFA-s dhe Platinisë.
 
“Droni” shqiptar
 
Ideatori i dronit që u shfaq në ndeshjen e vlefshme kualifikuese të EURO 2016, Serbi – Shqipëri, Ballist Morina, ka një plan edhe për ndeshjen miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë.
itali shqiperi
Ballisti kësaj here, ka paralajmëruar vendosjen e një flamuri kuqezi, tek vendi kur para katër viteve, huligani serb Ivan Bogdanov, dogji flamurin shqiptar.
itali shqiperi
“Te nderuar Bashkatdhetar ky flamur ne ndeshjen ITALI - SHQIPERI do kërkohet të vëhet në të njëtin vend ku u djeg flamuri Shqiptar 4 vite më parë. Ftoj të gjithë tifozët të më mbështesin. Rroftë Shpirti i Shqiptarit”, ka shkruar Ballisti në paralajmërimin e tij.
tifozet kuqezi
Në këtë flamur shkruhet “Unë jam kthyer për urryesit, më i fortë se kurrë. 12/10/2010 – 14/10/2014”.

Prag ndeshja
Sonte në orën 20:45 Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë përballë Italisë në historinë e dy vendeve në futboll. Edhe pse është thjeshtë një ndeshje miqësore, interesi të paktën nga pala shqiptare është maksimal, pasi dëshira ka qenë gjithmonë e madhe që të luanim me të kaltrit në kualifikueset e një kampionati Evropian apo Botërori, por fati nuk ka qenë me ne në short.
itali shqiperi
U desh ardhja e trajnerit De Biasi në krye të ekipit kombëtar të futbollit për të lobuar që të realizohej dëshira e shqiptarëve, të cilët përkrahjen për kombëtaren italiane e kanë të parën, pas asaj kuqezi. Sipas të dhënave të medieve italiane sonte në stadiumin e Xhenovas do të jenë të pranishëm mbi 10 mijë shqiptarë për të ndjekur nga afër ndeshjen.

Tifozët shqiptarë, përpos atyre që jetojnë në Xhenova, do të shkojnë në stadium edhe nga Veriu italian dhe Italia Qendrore, por edhe nga Zvicra, Franca e Gjermania. Për të siguruar rendin dhe qetësinë jashtë dhe brenda stadiumit të qytetit të Xhenovas do të jenë të angazhuar rreth 300 policë. Edhe pse Italia e drejtuar nga trajneri Conte nuk do të jetë me formacionin e parë për shkak se të dielën zhvilloi ndeshjen me Kroacinë për Euro 2016, përjetimi është i njëjtë, pasi përballë do të jetë një formacion me emra cilësorë që kanë spikatur në Seria A.

Conte pritet të zbresë në fushë me: Sirigu, De Silvestri, Rossettini, Moretti, Criscito, Cerci, Aquilani, Poli, Bonaventura, Giovinco, Destro. Ndërsa Antonelli në prag të ndeshjes me Shqipërinë është shprehur se “Shqipëria është një skuadër që duhet ta marrim seriozisht, duke i parë rezultatet e saj të fundit. Ne jemi përgatitur dhe jemi të gatshëm për ta bërë një lojë të mirë.

Do të mundohemi ta argëtojmë popullin e Xhenovës. Ata kanë zemër të madhe, një forcë dhe dëshirë, të cilën po e demonstrojnë këto ditë” deklaroi Antonelli në konferencën për shtyp. Ndërsa italiani që drejton kombëtaren kuqezi dhe që do të jetë për herë të parë kundër vendit të tij sipas të gjitha të dhënave do t’u besojë këtyre futbollistëve: Berisha, Cana, Mavraj, Hysaj, Agolli, Kukeli, Xhaka, Vila, Abrashi, Vajushi dhe Balaj.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë