Shqipëria e parafundit në rajon për
arritjen e objektivave të zhvillimit
Indeksi, i cili mat progresin e objektivave nga Kombet e Bashkuara për 2030, e vendos Shqipërinë në vendin e 63 në botë dhe të parafundit në rajon, për arritjen e këtyre objektivave.
Indeksi, i cili mat progresin e objektivave nga Kombet e Bashkuara për 2030, e vendos Shqipërinë në vendin e 63 në botë dhe të parafundit në rajon, për arritjen e këtyre objektivave.
Qëllimet përfundimtare të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals-SDG), nga Kombet e Bashkuara, i cili zëvendësoi Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit në vitin 2015, përfshijnë dhënien fund të varfërisë, të mbrojë planetin dhe të sigurojë prosperitet për të gjithë. Secili qëllim ka objektiva specifikë që duhet të plotësohen deri në vitin 2030.
Por, sa afër janë vendet për t’i përmbushur ato?
Për të gjetur, organizata jofitimprurëse Bertelsmann Stiftung dhe Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së kanë krijuar një indeks të ri që mat performancën e tyre.
Indeksi i SDG, i publikuar sot, mat 149 vende, duke krahasuar progresin e tyre aktual me një matje bazë të marrë në vitin 2015, nga ku Shqipëria renditet në vendin e 63-të. Serbia është e para në rajon e cila ka progresuar në arritjen e objektivave të vendosura, e renditur e 37-a në botë. Ndiqet nga Maqedonia, e 57-a, ndërsa me pozicionim më të ulët se ne është Mali i Zi, i 69-i.
Sipas tabelës, fushat ku kemi shënuar progres të lartë janë ulja e varfërisë, ulja e pabarazisë (ngjyra jeshile), përmirësim të mesëm në: edukim cilësor, barazia gjinore, konsum të përgjegjshëm, përmirësim klimatik, jeta në tokë, partnership për arritjen e objektivave (ngjyra portokalli) dhe aspak progres në fusha si arritja e nivelit zero-uri, shëndet i mirë, rritje ekonomike dhe punë e mirë, inovacion në industri, paqe drejtësi dhe institucione të forta (ngjyra e kuqe)./monitor
(Treguesit e ecurisë së vendeve)Performancë më të mirë në arritje kanë bërë shtete si Suedia, Danimarka dhe Finlanda, ndërsa të fundit në listë janë Kongo, Çadi dhe Afrika Qendrore.
(Renditja e vendve)Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32