Shqipëria fitoi nga turizmi 394 mln € më shumë se vjet, por u vizitua nga të huajt “koprracë”

Turistë dorështrënguar dhe që po shpenzojnë më pak se vjet. Kjo kategori po e viziton më shumë Shqipërinë nga veriu në jug, duke dëshmuar se vendi ende nuk është tërheqës për turistët e luksit, që shpenzojnë shumë gjatë pushimeve të tyre.

Shifrat zyrtare tregojnë se 4.5 milionë të huaj që kanë hyrë në vend në 6 mujorin e parë të këtij viti kanë sjellë 1 miliardë e 948 milionë euro. Vlera e të ardhurave është në rritje me 394 milionë euro në raport me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, kur 3.3 milionë të huaj sollën 1.5 miliardë euro.

Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se çdo turist i ardhur ka shpenzuar 428 euro për qëndrimin këtu, vlerë kjo më e ulët se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar kur një i huaj harxhoi mesatarisht 457 euro.

Ekspertët thonë se këto shifra nuk pasqyrojnë plotësisht gjendjen reale të xhiros së bizneseve për shkak të informalitetit që ekziston nëpër strukturat akomoduese që ushtrojnë aktivitet dhe të paregjistruara apo të tjera struktura që nuk deklarojnë numrin real të pushuesve që qëndrojnë në bizneset e tyre. Por evazioni fiskal, ku bizneset vijojnë të mos lëshojnë fatura të fiskalizuara.

Nga ana tjetër edhe shqiptarët i kanë rritur shpenzimet e tyre jashtë vendit për pushime. Rreth 3.6 milionë shqiptarët që udhëtuan jashtë kanë shpenzuar 1.2 miliardë euro, nga 977 milionë euro që ishte vlera e shpenzimeve vjet. Shpenzimi për një shqiptar jashtë vendit përllogaritet mesatarisht në 329 euro nga 318 euro që ishte vlera në të njëjtën periudhë të 2023-shit.

SHPENZIMET E TË HUAJVE NË VEND 
Janar-Qershor 2023            1,554 mln euro
Janar-Qershor 2024            1,948 mln euro
Rritja                                      +394 mln euro

 

SHPENZIMET E TË HUAJVE NË VEND 
Janar-Qershor 2023            457 euro personi
Janar-Qershor 2024            428 euro personi
Rritja                                      -29 euro personi

 

SHPENZIMET E SHQIPTARËVE JASHTË VENDIT 
Janar-Qershor 2023           977 mln euro
Janar-Qershor 2024        1,209 mln euro
Rritja                                 +232 mln euro

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë