Tirane- Shqipëria ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar përballjen me kompaninë "Kurum", e cila ka pasur koncesionin e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit, dhe kërkonte 100 milionë euro dëmshpërblim.
Kurum pretendoi për prishje kontrate të mënyrë të njëanshme nga Ministria e Infrastrukturës. Por gjyqtarët ndërkombëtarë ka menduar ndryshe duke arritur në përfundimin se ka qenë vetë Kurum që nuk ka respektuar kontratën me shtetin shqiptar dhe nuk ka bërë investimet e parashikuara.
Report Tv mësoi nga Avokati i Shtetit se gjyqtarët ndërkombëtarë, në vendimin që ende nuk është publikuar në faqen e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, kanë arritur në përfundimin se pretendimi i kompanisë turke se shteti shqiptar ka penguar investimet nuk qëndron.
Gjithashtu gjykata tha se edhe vendimet e gjykatave shqiptare, që kanë rrëzuar Kurum, qëndrojnë pasi ishin të pranuara si kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshje që në kontratën dypalëshe.
Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, ICSID, pjesë e grupit të Bankës Botërore, vendosi që të gjitha shpenzimet gjyqësore, edhe të shtetit shqiptar, t’i paguaja pala humbëse, Kurum.
Kompania Kurum nënshkroi kontratën në 2011 me Ministrinë e Transporteve dhe e kishte për 35 vite të drejtën e operimit. Në 2016 Ministria kërkoi prishje të kontratës me argumentin që kompania nuk kishte përmbushur kushtet.
Si Gjykata Administrative ashtu edhe ajo e Apelit konfirmuan të drejtën e Ministrisë për zgjidhjen e kontratës. Më 3 shkurt 2020, përmbaruesit shkuan në terren për të larguar kompaninë turke nga porti i Durrësit.
S.G/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë bullgare false, arrestohet një turk në Portin e Durrësit
21 Nëntor, 13:29
-
SPECIALE/ Çmontohet skema ‘Becchetti!’ Të gjitha provat e Shqipërisë për të zhbërë dënimin 110 milionë euro! Avokati dhe miku demaskojnë korrupsionin në Arbitrazh
10 Nëntor, 13:16
-
Videoskandali / "Biznese dhe para për fëmijët e tyre, si e korruptoi Becchetti Gjykatën e Arbitrazhit”
9 Nëntor, 11:29
-
Investigimi i medias: Si Francesco Becchetti manipuloi Gjykatën e Arbitrazhit për vendimin kundër Shqipërisë
8 Nëntor, 14:39
-
Anija ‘Moliva’ me 2100 tonë mbetje, jepet leja për hyrje në Portin e Durrësit! Ja kur zbarkon dhe si do procedohet
7 Nëntor, 14:27
-
Po pret në radë, Shqiptarja.com sjell pamjet nga afër të kontejnerëve me mbetje të dyshuara të rrezikshme në anijen 'Moliva'
2 Nëntor, 13:55
-
Vendimi për Becchettin, Shqipëria paraqet 5 prova korrupsioni në gjykatën belge: Orkestroi skemë korruptive për të manipuluar vendimin e arbitrazhit
1 Nëntor, 18:15
-
Durrës/ Anija me mbetje ende në radë, Prokuroria sqaron vonesat: Derisa të sigurohen kushtet e duhura! Kërkesë disa institucioneve që të vënë në dispozicion laboratorë për analizat
1 Nëntor, 16:50
-
Anija me 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës, pret në radën e jashtme! Prokuroria sekuestrohen 102 kontejnerët: Monitorim 24 orë! Rrjeti i Bazelit: Zbuloni origjinën (VIDEO)
28 Tetor, 07:38
-
Anijet me mbetje ankorohen nesër, PD protestë pranë portit të Durrësit
27 Tetor, 12:21
-
Anijet me mbetje të dyshuara të rrezikshme mbërrijnë në Portin e Durrësit me 27 tetor! BAN thirrje qeverisë shqiptare: Beni analizat dhe transparencë
21 Tetor, 13:31
-
APP konfirmon zyrtarisht: Tenderi i Portit të ri Tregtar në Porto-Romano u anulua sepse nuk pati asnjë ofertë të përshtatshme!
11 Tetor, 17:01
Njësoj janë si Edi Rama,Sali Berisha, Ilir Meta & company,HAJDUTA me cizme dikush vodhi 1miljon € e dikush si Edi Rama vodhi 10 miljon €, përfundimi kundra popullit janë që të gjithë
PërgjigjuPo kurum ska faj se esht msu me sali kafshen dhe like floririn qe moren 4 hece me mira shqipri per fatura tvsh dhe spaku fle gjume
PërgjigjuTurp te quash Atdheun ku te ka rene koka nocion gjeokrafik Atdheu eshte atdhe dhe na perket te gjitheve dhe jemi krenar per historin e vendit tone.Probleme ka dhe do kete si kudo ne bote koha do ti vere ne vend te gjitha.
PërgjigjuMe vjen keq per Tutu se i ngeli partia e nongrates pa financime ,jeni shume te cuditshem fiton shteti ju kundra, kapet i korruptuari ju e beni viktime i dilni ne krahe, sa per hajdutet qe jan ne pushtet mos ki merak se aty e kane Spakun asnje sdo leri ti gezoj... iku koha kur mjaftonte te coje flamurin ose teseren e pd ne xham te makines dhe askush nuk te ndalonte,, te pakten tani ndihet shteti.
Te paguash taksat per Tu ndertuar rrug shkolla etj ska asgje te Keqe or tutu .e keqja esht se ata QE duan te vijn Jan vemje.keta QE Jan Jan hajdut .kshu QE mes Dy te keqijave Öse zgjedh me te voglen Öse bojkoto e NUK zgjeth fare .po fajin e Ka enveri QE e beri Ket popull dele QE zihet per politikan e sdel per te Drejta ne protest
Turp është të jesh patronazhist i këtij pushteti. Që nga krijimi i shtetit shqiptar e deri më sot, kurrë nuk është vjedhur sa këto 10-12 vitet e fundit. Që nga krijimi i shtetit shqiptar e deri më sot asnjëherë shqiptarët nuk kanë paguar kaq shumë taksa. Që nga krijimi i shtetit shqiptar e deri më sot asnjëherë pensionisti shqiptar nuk ka qenë kurrë kaq i mjerë. Ti spiropalist me llagapin "populli" vazhdo lëpirjen. Do hani njeri tjetrin shumë shpejt
Si ka mundesi qe nje pron e popullit shqiptar te jepet me koncesion Kur te gjitha objektet dhe makinat jan te shtetit shqiptar Dhe keta politikane shqiptar qe e mbajn veten te kulluar ua falin te huajve pasurin kombetare Po sa tradhetar paska kjo shqiperi e jon e varfet por e pasur per kete band qe na dtejton pet 33 vjetesh Ah mor enver qe paske pas te drejt qe i shtypje kete grup njetezish
PërgjigjuEh shyqyr, se ne do e paguanim...
PërgjigjuNe historine e vete ky vend i vogel i quajtur Shqiperi , nuk ka nxjerre kurre kaq shume tradhetate se keta 33 vjet… tradhetare mostra pushteti qe per dite si hienat e shqyejne dhe e shesin copa copa…per mua Shqiperia realisht eshte nje nocion gjografik..!!
Përgjigju