Shqipëria fiton arbitrazhin për 3 vendburimet e naftës, GBC Oil duhet të paguajë 15 milion USD

Shqipëria fiton arbitrazhin për 3 vendburimet e naftës, GBC Oil duhet të paguajë 15 milion USD

Foto ilustruese

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit të ICC me qendër në Paris ka dhënë të enjtën e javës së kaluar vendim përfundimtar në favor të shtetit shqiptar në përballjen me kompaninë koncesionare GBC OIL Company LTD.

Kompania e regjistruar në ishujt Cayman (ish-shoqëria Stream Oil& Gas) pretendonte një dëmshpërblim dhe fitim të munguar nga shteti shqiptar në vlerën e 113,372,000 USD për prishjen e marrëveshjeve që kjo shoqëri kishte me Albpetrol për vendburmet Gorisht – Kocul; Cakran-Mollaj dhe Ballsh-Hekal.

Gjykata e Arbitrazhit në vendimin final i ka refuzuar pretendimet e GBC Oil & Gas për dëmshpërblim dhe fitim të munguar, duke i konsideruar kështu veprimet e ndjekura nga Albpetrol dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë të drejta për prishjen e marrëveshjeve hidrokarbure për këto tre vendburime.

Nga ana tjeter, AKBN dhe MIE do të duhet ta kompesojnë shoqërinë për efektet negative të rentës minerare për një vlerë prej 12.5 milion USD. Këto janë para të cilat kompania ja ka derdhur shtetit shqiptar gjatë viteve 2008-2016 përmes administratës tatimore si rentë minerare.

Pavarësisht kësaj, paralelisht GBC Oil & Gas i detyrohet kompanisë shtetërore Albpetrol një shumë prej 27 milion USD si borxhe të papaguara, fakt i cili qëndronte në thelbin e shkaqeve që detyruan shtetin shqiptar të prishte marrëveshjet hidrokarbure me kompaninë dhe që u konstatua veprim i drejtë nga arbitrazhi.

Për shumën 27 milion USD, Albpetrol ka në fuqi prej kohësh edhe titujt ekzekutiv. Kostot administrative të arbitrazhit janë ndarë mes palëve ku 60% e paguan koncesionari dhe 40% pala shqiptare. Në konkluzion edhe të procesit të arbitrazhit, tashmë GBC Oil and Gas do të duhet të derdhë në arkën e shtetit shqiptar një shumë prej 15 milion USD.

Po cila është historia e këtyre vendburimeve dhe shkaku i përplasjes me shtetin shqiptar? Marrëveshjet për 3 vendburimet objekt gjykimi nga arbitrazhi janë miratuar nga qeveria “Berisha” në vitin 2007 kur ju dhanë shoqërisë “Stream Oil and Gas ltd” me qendër në ishujt Cayman.

Më pas, aksionet e “Stream Oil and Gas” kaluan në disa duar deri sa në fillim të vitit 2016 përfunduan tek GBC Oil and Gas në pronësi të shtetasit Naim Kasa.

Ky person kishte marrë po nga qeveria Berisha edhe 9 marrëveshje të tjera hidrokarbure përmes shoqërisë “Phoenix Petroleum” në muajt e fundit përpara rotacionit të pushtetit në vitin 2013.

Gjatë vitit 2016, Albpetrol nisi procedurën për prishjen e 3 marrëveshjeve hidrokarbure të shoqërisë “Stream Oil and Gas” për shkak të detyrimeve prej rreth 27 milion USD që “Stream” kishte krijuar ndaj shtetit shqiptar kryesisht gjatë periudhës 2011-2013.

Kjo procedurë e përcaktuar në Marrëveshjen Hidrokarbure i jepte një mundësi të fundit shoqërisë Stream Oil për të shlyer detyrimet e prapambetura. Pas dështimit të rradhës të shoqërisë koncesionare për të shlyer detyrimet, ministri i atëhershëm i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri autorizoi në Janar të vitit 2017 rikthimin e këtyre vendburimeve në administrimin e shtetit përmes Albpetrol.

Shoqëria GBC Oil aksionere e shoqërisë “Stream Oil”, e pakënaqur me këtë vendim inicioi një procedurë arbitrazhi në Mars 2017. Procesi u zhvillua gjatë viteve 2018-2019 në Paris ku u thirrën si dëshmimtarë Endri Puka drejtor i Albpetrol në momentin e prishjes së këtyre marrëveshjeve dhe Kreshnik Grezda e Naim Kasa, pronarët e shoqërisë GBC Oil – Stream Oil and Gas./TemA.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 14/07/2020 14:26

    Kjo kompani ka falimentuar ska cfare i mer shteti shqiptar.Avokati Berishes ka konoani me emer tjeter edhe vetem vjel milionat e eurove.

    Përgjigju
  • Sheqeri: 13/07/2020 20:05

    Keto shoqeti e ka avokati Shefqet Dizdari nga Tropoja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër