Zv.Ministrja e Mjedisit, Olijana Ifti zhvilloi një takim me Prof. Frédéric Briand, Drejtor i Pergjithshem i CIESM
TIRANË, 18 Qershor /ATSH/ - Zv.Ministrja e Mjedisit, Olijana Ifti, zhvilloi një takim me Prof. Frédéric Briand, Drejtor i Pergjithshem i CIESM (Komisioni Nderkombëtar për Eksplorimin shkencor të Detit Mesdhe).
Komisioni mbështet punën kërkimore shumëplanëshe për Detin Mesdhe dhe Detin e Zi që funksionon prej vitit 1910.
Gjatë takimit Shqiperia u ftua që të aderojë në këtë Komision me qëllim administrimin e qendrueshem të diversitetit detar dhe zonave bregdetare. /gj.m//a.ke/