Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra me numrin më të madh të vizitorëve në Kosovë

Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra me numrin më të madh të vizitorëve në Kosovë

Në prill 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 39 mijë e 039, prej tyre 45.68% ishin vendorë dhe 54.32% ishin të huaj. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë, prill 2023” publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) duke shtuar se gjatë muajit prill 2023 numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte rreth 40 mijë.

“Sipas rezultateve të anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 39,039, prej tyre 45.68 për qind ishin vendorë dhe 54.32 për qind ishin të huaj”, thekson raporti.

Sipas ASK-së, numri i net-qëndrimeve ishte 91 mijë e 46, prej tyre 50.04 për qind ishin nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve e kishte rajoni i Prishtinës me 14 mijë 124 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e kishte rajoni i Pejës me 39 mijë e 520 net-qëndrime.

“Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra”.

Në prill 2023, pjesë e anketës ishin 162 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Në Republikën e Kosovës, në muajin Prill 2023, krahasuar me muajin Prill 2022, numri i vizitorëve vendorë ka pasur rritje për 71.7.0% ndërsa net qëndrimet e tyre janë rritur për 209.1% Në muajin Prill 2023, krahasuar me muajin Prill 2022, numri i vizitorëve të jashtëm ka pasur rritje për 12.7% ndërsa numri i net qëndrimeve të tyre është rritur për 45.0%./ monitor

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë