Edhe pse nuk e dha deklaratën në mënyrë kaq të drejtëpërdrejtë, Rama risolli në vëmendje vitin 1999, kohë kur Shqipëria e vogël mirëpriti rreth gjysmë milioni qytetarë të Kosovës. Në këtë kontest, Rama tha se e sheh më habi faktin që Evropa mund të mos ja dalë dot!
“Mungesa e një politike të qartë në Siri dhe në vendet arabe na ka çuar në një gjendje shumë të rëndë. Shqipëria është një vend shumë i vogël, edhe pse në rritje, kështu që është e vështirë të japim këshilla. Deri tani nuk jemi përballur me këtë sfidë, pasi tendenca është largimi drejt veriut, drejt Gjermanisë. Kur dëgjojmë që ngrihen “muret e turpit” për refugjatët, ne qeshim, pasi në vitin 1999 mirëpritëm gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës. I krijuam mundësinë vendeve të NATO të lironin Kosovën. Pra gjysmë milioni njerëz në Shqipërinë e 199-ës, një vend shumë i varfër dhe them që vendi nuk ka vuajtur asgjë më shumë sesa vuajtjet që vinin nga shpirti i këtyre njerëzve, Nëse Shqipëria e vitit 199 ka arritur të përballojë dallgën e gjysmë milioni njerëzve që erdhën te ne, u pritën dhe jo vetëm në momentin, por edhe me ndërgjegjen se lufta mund të ishte e gjatë, duket e çuditshme që Europa të mos ia dalë, Nëse ne e mbajtëm atë dyndje, Evropa mund t’ia dalë pa dyshim”, tha Rama.