Në përfundim të ditës së suksesshme në Luksemburg, kryeministri Rama ka postuar një foto me ekipin negociues shqiptar.
Rama shpjegon detyrat që ka lënë BE-ja pikërisht për këtë grup kapitujsh duke vënë theksin në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.
Kështu shefi i qeverisë ju dërgon një mesazh të gjithë atyre që kanë dyshime për qëllimet e komisionit të Fatmir Xhafajt, duke thënë se do të jetë pikërisht ky komision që do të përmbushë detyrat e lëna nga Unioni.
“Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit*
Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma në administratën publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurim publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar
*mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin", shkruan Rama.
Shqipëria çeli më 15 tetor 2024 negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian. Konferenca e dytë ndërqeveritare u mbajt në Luksemburg, ku vetë përfaqësuesit e Brukselit bënë thirrje për përshpejtim të procesit. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama e konsideroi në ditë historike, por pa kursyer edhe këtë kritikat ndaj BE-së për zvarritjen e procesit.
-
Rama po pozon ne ate foto si Moisiu kur zbriti nga mali me 10 urdheresat e Zotit gdhendura ne pllaka e ua tregoi izraeliteve,vetem se ne kete rast jane kapitujt e pare te hapjes se negociatave!
Përgjigju -
Shume urime per Shqiperin dhe shqiptaret per hapjen e negociatave nje enderr me ne fund u be realitet!Faleminderit kryeministrit zotit Edi Rama dhe gjithe atyre qe punuan me kembengulje dhe durim, te gjithe shqiptaret bashk kudo ku jemi te kemi nje rrugetim te bukur ne Evrop!
Përgjigju-
Me ket shtet ku ligjin e bejn kriminelat dhe shqiptaret i largojne per ta populluar me emigrantw kurr mos u futcim ne be
-










Komente
Komento