Shqipëria humb 44 mln € në Arbitrazh, Ministria e Infrastrukturës: Balta hidhet nga ata që gatuan çorbën

TIRANË- Pas akuzave të PD për humbjen e 44 milionë euro me vendimin e Arbitrazhit për kontratën e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan reagon ministria e Infrastrukturës e cila thotë se kontratat për këtë rrugë u lidhën nga PD dhe u ndryshuan disa herë nga drejtorë të LSI.

Ky reagim vjen si një përgjigje për ish- deputetin demokrat, Gent Strazimiri, i cili tha kryeministri Edi Rama largoi kompaninë greke "Aktor" që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës "Inerte Ekspress” te Edmond Begos.

Për MIE, çështja në Arbitrazh i referohet dy kontratave të nënshkruara në vitin 2012, kur PD ishte në pushtet, teksa theksojnë se qeveria Rama e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Për Ministrinë, ajo kontratë duhet të futet në histori se si një rast për studim, se si nuk duhen bërë kontratat.

Deklarata e plotë
Kemi ndjekur me vëmendje 24 orët e fundit baltën politike dhe publike, të hedhur nga vetë ata që gatuan çorbën më të madhe, në rastin më të mirë për shkak të injorancës dhe në rastin më të vërtetë për shkak të korrupsionit hierarkik, që nuk lë jashtë asnjë prej tyre. Duke ndjerë detyrim për të sqaruar publikun dhe keqardhje për shfaqjen politike të radhës, po shtjellojmë historikun kokëfortë të kësaj kontrate, që duhet të futet në histori si një rast për studim, se si nuk duhen bërë kontratat. 

Kontrata për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan është lidhur në vitin 2012, kur në qeveri ishte Partia Demokratike, e cila sot sulmon duke harruar se e nënshkroi këtë kontratë pa studim gjeologjik dhe me dhjetëra ndryshime sipas kërkesave të kontraktorit dhe  sigurisht me ndihmën e zyrtarëve të korruptuar, këtë kontrate e ka iniciuar shtrembër që në gjenezë, pikërisht Partia Demokratike.  Stafetën më pas e morën ministrat e transportit dhe drejtorët e emëruar nga LSI, për t’a bërë përfundimisht këtë kontratë një aferë, në disfavor të pastër për Shtetin Shqiptar.

Abuzimet me kontratat e rrugës Tiranë – Elbasan, u bënë të njohura për publikun në fillim të vitit 2018, kur pas denoncimit të kryer nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, organet e drejtësisë arrestuan tre zyrtare të lartë të MIE dhe ARRSH, të emëruar në këto pozicione nga LSI. Zbardhja e kësaj çështjeje nisi në muajin shtator 2017, pas ndryshimit të drejtimit politik të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe kontrolleve dhe auditeve të kryera për procedurat e realizuara. Vendimi i fundit i arbitrazhit vërteton dhe njëherë se ndryshimet e njëpasnjëshme në këtë projekt, sipas oreksit të ministrave dhe drejtorëve që ndërroheshin dhe i përkisnin LSI, të ndjekur penalisht për shkeljet e kryera, do pasoheshin me faturë financiare për shqiptarët. 

Çështja e arbitrazhit në fjalë bazohet në: Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, Segmenti nr. 1, deri në hyrjen e tunelit, km 13, të nënshkruar në 12 Shkurt 2012;
Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, Segmenti nr. 3, nga dalja e Tunelit, km 15.2 deri në qytetin e Elbasanit, km 27, të nënshkruar me datë 13 shkurt 2012.

Gjithë çështja bazohet në pretendime të ngritura nga Kontraktori JV Copri Aktor në 17 Maj 2015, për kosto shtesë të krijuara gjatë punimeve në Segmentin 3. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment. Përsa i përket Segmentit nr. 1, pretendimet nga Kontraktori janë ngritur në 11 Dhjetor 2015, për kosto shtesë të shkaktuara gjatë punimeve në Segmentin 1. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment.

Të dyja këto pretendime të ngritura në vitin 2015, janë ngritur dhe administruar gjatë gjithë periudhës kur Ministria e Transportit dhe ARRSH drejtohej nga LSI. Në mënyrë që të mundësohej zhvillimi i një gjykimi mbi këto mosmarrëveshje, ARRSH nënshkroi dy amendime kontratash në muajin Korrik 2017 me kontraktorin JV Copri Aktor, që lejonin zhvillimin e gjykimeve me anë të një Bordi të posaçëm, që u ngrit posaçërisht. Drejtori i Njësisë së Projektit Tiranë - Elbasan (Albens Alite) dhe ARRSH (Dashamir Gjika), në atë kohë e drejtuar nga LSI, nuk ndërmorën asnjë hap për mbrojtjen e interesave të shtetit në këto dy procese dhe nuk përfshinë as Avokaturën e Shtetit, si institucioni i krijuar me ligj për mbrojtjen e interesave të shtetit. 

Me ndryshimin e drejtimit politik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në shtator dhe tetor 2017 kërkoi realizimin e auditeve financiare në ARRSH për këto problematika. Auditet e realizuara nga MIE dhe MFE, gjatë dhjetorit të vitit 2017, shpallen si jo të ligjshme dhe në tejkalim të kompetencave amendimet e kontratave të realizuara nga ARRSH. Mbi bazë të këtyre gjetjeve u bënë edhe kallëzime në prokurori për drejtuesin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit dhe ARRSH, ku nga ana e Prokurorisë u bënë edhe arrestimet përkatëse.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të zbardhur këtë çështje, si dhe ka qenë e gatshme për të bashkëpunuar me drejtësinë, për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore, autorët e kësaj çështjeje. Qeveria Rama ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kontratë, duke pasur parasysh të gjithë historikun e lartpërmendur dhe nuk ka hezituar dhe as rreshtur së denoncuari këtë aferë, që i ka kushtuar vendit miliona euro me kontratat e rishikuara dhe së fundmi dhe me vendimin e Arbitrazhit. Balta politike, që hidhet çdo ditë nuk mund të mbulojë, as neglizhencën e theksuar dhe as korrupsionin galopant të baltëhedhësve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 07/09/2020 13:51

    45 milon dillaret ti paguajne ato zyrtar te korruptuar qe ldhen kontraten ne dem te shtetit ,ndryshe populli duhet ti rrjepi lekuren ketyre zuzareve qe si pellcet per parate publike ,por per te marren phesen e tyre ne kete kontrate te piset .SPAKU duhet te gjej pergjegjesine per te gjitha kontratat qe humb shteti ne arbitrazh ,se ka mundesi qe fitimi mund te ndahet me te korruptuarit e shtetit

    Përgjigju
  • Fajin e ka Saliu: 07/09/2020 13:21

    Pse mor shtetare te inkriminuar deri ne palce, justifikim eshte qe fajin e ka Saliu??? Po pse mor maskarenj nuk e coni Saliun ne prokurori, pse nuk i cuat nje dosje te vetma tash e 30 vjet ?? Pse nor maskarenj cfare ndryshon me fajin e ka saliu, a do ti paguaj populli keto lek?! Jeni maskarenjt e maskarenjve, populli juve do tu ndeshkoje per 1001 te zeza qe keni bere sidomos nga 2013 ne menyren me shembullore. Sdo guxoni te dilni dot nga pragu i sarajeve qe keni ngritur me gjakun tone. Hajdute te degjeneruar.

    Përgjigju
  • Titi: 07/09/2020 13:11

    Ata qe kane firmosur te paguajne dhe parate, nuk ka pse te paguajne shqiptaret per abuzimet e kurrkujt

    Përgjigju
  • Populli: 07/09/2020 12:42

    Ka ardhur koha qe te gjithe keto vemje te pergjigjen para popullit. Edhe ne ishujt Kajman nuk i keni te sigurta parate e djerses e te gjakut te ketij populli. Vetem po o futet ne b... mbase ja hidhni...!

    Përgjigju
  • Tutu: 07/09/2020 12:24

    O kurvat e Ps ... po te jeni te ndershem shkoni sqaroni SPAK jo te cirreni si gore rrugesh neper gazeta...

    Përgjigju
  • Latif: 07/09/2020 12:04

    Balta balta, ajo balta qe po na vete km i rrugeve jo 20 por 40 mil €

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë