Shqipëria humb një ekspert, ndahet nga jeta ish-ministri Ylli Çabiri

Shqipëria humb një ekspert, ndahet nga jeta ish-ministri Ylli Çabiri

Profesori dhe intelektuali Ylli Çabiri

TIRANË- Profesori dhe studiuesi i njohur Ylli Çabiri, është ndarë nga jeta këtë të hënë në moshën 72 vjeçare. Ka qenë nipi i tiji i cili ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Çabirit.

Ylli Çabiri, ka qenë ministër, pjesë e kabinetit të Vilson Ahmetajt. Pasi u largua nga politika Çabiri iu përkushtua kërkimit dhe drejtimit shkencor.

Ylli Çabiri ka lënë pas mbi 34 punime, studime të thelluara e analitike në fushën e administrimit publik, politikave të qeverisjes dhe disiplinimit të energjive sociale, me angazhime të drejtpërdrejta si ekspert ndërkombëtar në mbi 21 organizata dhe institucione ndërkombëtare me interesa zhvillimi në Shqipëri në rajon e më gjerë. Gjithashtu, ai shquhej për njohjet e thelluar të problematikave të administrimit publik dhe politikave të qeverisjes në mbi 8 vende të rajonit të Ballkanit; si dhe publikim të studimeve në mbi 6 vende të Europës dhe përtej Atlantikut.

Doktori i Shkencave Ylli Çabiri ka marrë titullin “Honoris Causa” i Universitetit të Elbasanit dhe është anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
Tituj dhe vlerësime te tjera që i janë atribuar Dr.Ylli Cabirit janë:
Qytetar Nderi i Beratit – (tetor 2013)
Urdhër i Punës i Klasit III-të (Nr. 7146, date 17.8.1987)
Medalje për shërbime të shquara (Nr. 7117, date 6.4.1987)
Medalje Pune (Nr. 4446, date 10.10.1968)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin