Adri Mehmeti ka zgjedhur Amerikën dhe jo Shqipërinë. Mesfushori 17-vjeçar është në listën me 28 futbollistë të grumbulluar nga trajneri Maurizio Pochetino, i cili ka zgjedhur t’u besojë shumë të rinjve në 4 miqësoret e radhës. Mehmeti, i cili luan me ekipin e Neë Jork Red Bulls në MLS, cilësohet si një prej talenteve më të mëdha në botë i ka lindur në 2009.
Mehmeti, me origjinë nga qyteti i Sarandës, më herët ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë, teksa ka luajtur për përfaqësuesen U-15. Katër ndeshjet e radhës për SHBA janë kundër Perusë me 26 shtator, kundër Kilit më 29 shtator, kundër Meksikës me 3 tetor dhe kundër Kanadasë me 6 tetor.
Mehmeti gjithsesi nuk është i vetmi i cili ka zgjedhur ngjyra të tjera. Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata, është thirrur sërish të përfaqësojë Irlandën. Vetë Rudi, më herët është shprehur se nuk ka marrë kurrë një ftesë nga Shqipëria.
Talenti 21-vjeçar, kaloi një periudhë të vështirë për shkak të një dëmtimi serioz, teksa është rikthyer te jetë pjesë e Uatford në Championship.







Komente
Komento