Shqipëria i përgjigjet Kosovës
mbi konfliktin e referencave

Shqipëria i përgjigjet Kosovës<br />mbi konfliktin e referencave
Ministria e Financave e ka konsideruar një rast sporadik faktin qe doganat shqiptare aplikojnë çmim reference ndaj mallrave qe vijnë nga Kosova. Pas shqetësimit të ngritur nga zv/kryeministrja kosovare, Mimoza Kusari Lila, numri dy i Financave, Alfred Rrushaj, në një interviste për “Vizion Plus” sqaron se qeveria shqiptare i qëndron marrëveshjes mes dy vendeve. Sipas tij, ky rast bën fjale për një produkt te vetëm, për te cilin po verifikohet nga doganat aplikimi i çmimeve te referencës.

Të njëjtin shqetësim ka ngritur edhe kreu i aleancës kosovare për biznesin. I mbërritur ne Tirane, zoti Agim Shahini u kërkoi autoriteteve shqiptare te respektojnë marrëveshjen.

Shqipëria ka ekspertuar ne Kosovë për 9 muaj rreth 70 milion euro mallra ndërsa importet nga ky vend janë 25 milion. Ndaj autoritetet kosovare kërkojnë qe te nxitet me tej tregtia mes dy vendeve.

Një dite me pare zv/kryeministrja e Kosovës reagoi ashpër. Ajo u shpreh se Kosova mund të vendosë çmime reference ndaj prodhimeve të Shqipërisë nëse nuk e hiqet taksa e referencës nga ana e Shqipërisë për produktet e Kosovës, sipas marrëveshjes së arritur në qershorin e 2011.

Sipas Kusari-Lila Shqipëria ka shkelur marrëveshjen e arritur me Kosovën për heqjen e çmimeve të referencës për produktet kosovare, siç janë patatja, qumështi, vera, etj.

Marrëveshja ishte arritur në qershor të këtij viti, por Doganat e Shqipërisë po aplikojnë çmimin prej 18 cent për pataten e prodhuar në Kosovë, si dhe kuotë për eksportin e verës.

“Të dy këto vendime nga ana e Shqipërisë në kundërshtim me marrëveshjen e arritur me kryeministrin Berisha në muajin qershor për unifikimin e procedurave fiskale, Kosovë-Shqipëri. Nëse Shqipëria nuk heq taksën e referencës atëherë do të vendosim masën e reciprocitetit”, deklaron Mimoza Kusari-Lila.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel

Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel