Shqipëria, jashtë listës së vendeve
nën monitorim për pastrim parash

Shqipëria, jashtë listës së vendeve<br />nën monitorim për pastrim parash
Shqipëria nuk figuron më në listën Këshillit të Evropës e vendeve nën monitorim për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Mbledhja e Komitetit Moneyval të Këshillit të  Evropës, që mbikqyr autoritetet shqiptare në këtë drejtim, ka konfirmuar këtë fakt, pas përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nga ana e Qeverisë Shqiptare. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Financave theksoi se vlerësimi pozitiv vjen pas progresit të arritur nga Shqipëria mbi një sërë çështjesh serioze që e kishin detyruar Këshillin e Europës të mbikëqyrte zbatimin real të standardeve ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.

“Dalja nga procedura aktuale e monitorimit është më rëndësi të veçantë për vendin tonë pasi së pari konfirmon efektivitetin e masave të ndërmarra tashmë nga autoritetet shqiptare në parandalimin e pastrimit të parave dhe krijon një bazë solide për ecurinë e mëtejshme të vlerësimit të vendit tonë nga Komitetin Moneyval, që është parashikuar të kryhet në vitin 2017” thekson në deklaratë Ministria e Financave. Bazuar në rregulloren e Moneyval, vendet  që kanë mangësi në zbatimin e rekomandimeve, i nënshtrohen një procedure të monitorimit (regular follow-up) nga e cila duhet të kërkojnë të dalin brenda tre viteve pas miratimit të raportit  të vlerësimit.

Progresi
Shqipëria ka bërë progres të gjithanshëm në lidhje me mangësitë e konstatuara nga Moneyval, në aspektin legjislativ, bashkërendim ndërinstitucional dhe forcim  të kapaciteteve teknike, masa të cilat kanë ndikuar në rritjen e efikasitetit të sistemit parandalues dhe goditës në këtë fushë. Përpjekjet dhe arritjet e qeverisë dhe institucioneve shqiptare këto dy vite - edhe me mbështetjen e pandërprerë të partnerëve ndërkombëtarë,- janë konkrete, të prekshme e të matëshme, tashmë të besueshme dhe të konfirmuara nga ndërkombëtarët.

Pastrimi i parave
Konfirmimi i përmbushjes së standardeve e daljes nga monitorimi është një përgjegjësi më shumë për rezultate konkrete në kuadër të goditjes së fenomenit të pastrimit të parave, krimit ekonomik në tërësi dhe konfiskimeve përfundimtare nga Gjykata.
Progresi i dukshëm i bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, duke koordinuar punën me të gjitha institucionet shqiptare të përfshira në këtë proces dhe masat e marra për trajtimin e mangësive janë shqyrtuar në sekretariatin e Moneyval, i cili ka çmuar progresin e bërë dhe në vendimmarrjen e tij komiteti, në seancën e 48-të plenare, që u mbajt në Strasburg në datat 14 – 18 Shtator 2015, ka vendosur heqjen e monitorimit të këtij institucioni për Shqipërinë.

Komiteti MONEVAL është krijuar në vitin  1997 dhe funksionimi i tij mbështetet në dispozitat e Rezolutës   CM/Res(2010)12 “Mbi statutin e Komitetit të Ekspertëve të Vlerësimit të Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL)”   miratuar nga Komiteti i Ministrave më  13 Tetor 2010.
 


bushati status










Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e opozitës me gardën jashtë parlamentit/ Balla: Përsërisin marrëzitë e tyre! Po i marrin shqiptarët për budallenj, ndodh sa herë jemi afër BE-së

Përplasja e opozitës me gardën jashtë parlamentit/ Balla: Përsërisin marrëzitë e tyre! Po i marrin shqiptarët për budallenj, ndodh sa herë jemi afër BE-së