Ministri francez, Gerard Collomb e mbylli fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Edi Ramën se i kishte bërë një premtim homologut shqiptar, Fatmir Xhafaj. 

Collomb tha se do vijë sërish në Shqipëri, pas disa muajsh, ku do qëndrojë një javë. "I kam premtuar ministrit të Brendshëm se do vij pas disa muajsh dhe do rri një javë, 7-8 ditë në Shqipëri", tha Collomb. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Ramën, ministri francez vlerësoi ecurinë e reformave, ndërsa duke iu referuar kërkesave për azil, u shpreh se ata përbëjnë 20%. 

xhafaj

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com