LONDER- Nje shqiptar i arrestuar si Ndriçim Sadushi, anëtar i bandës së Tan Kateshit ka dalë dje në një seancë dëgjimore në gjykatën Westerminister Magistrate në Londër. Seanca dëgjimore zhvillohet për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë
Personi i arrestuar pretendon se është bërë gabim, pasi ai, nuk është Ndriçim Sadushi, por 31 vjeçari Arjan Kasa. Të njëjtin pretendim mbrojti në seancë dhe avokati i tij, Richard Hallam. Ky i fundit thotë se klienti që po mbron është Arjan Kasa.
Por gjyqtari Michael Snow thotë se policia ka arrestuar personin e duhur duke u mbështetur në gjurmët e gishtave të cilat përputhen me atë të Ndricim Sadushit, të dënuar nga gjykata shqiptare me burg për jetë për 3 vrasje dhe një tentativë vrasjeje në 1997, raporton Daily mail.
Sipas policisë Sadushi ka përdorur të paktën 6 identitete për t'i shpëtuar arrestimit dhe në Shqipëri e pret dënimi me burg përjetë.
Prokurori James Standfeld thotë se përveç urdhërarrestit të lëshuar nga autoritetet shqiptare, Sadushi kërkohet dhe në Itali për trafik doge, falsifikim pasaporte dhe trafik prostitucioni.Gjykata italiane ka dënuar Sadushin në mungesë me 13 vjet e 4 muaj.
Përfaqësuesja e auotoriteteve shqiptare Hannah Pye tha se “ kërkesa për ekstradim nga Shqipëria vjen pasi është dënuar për 5 vepra penale. Krijim dhe pjesëmarrje në banda të armatosura, tre vrasje dhe një tentativë vrasjeje. Për këtë është dënuar me burgim të përjetshëm, dhe një apelim kundër këtij vendimi është shqyrtuar nga gjykata shqiptare në 2000” Sadushi u arrestua pranë banesës së tij në veri të Londrës, High Road, Southgate.

(ne foto Gjykata Westerminister Magistrate ku dje doli i arrestuari si Ndriçim Sadushi)
SHQIPERIA KERKON EKSTRADIMIN
Sipas Agjencisë së kufirit në Britaninë e Madhe Sadushi besohet se kishte hyrë në Britani në mënyrë ilegale në vitin 2000 dhe nuk ishte regjistruar për azil. Ai përfshihej në listën e 14 personave më të kërkuar në Britani për vrasje, grabitje. Scotland Yard e dinte se Sadushi fshihej mes Londrës por përpjekjet për ta gjetur nuk kishin arritur rezultat deri mbrëmjen e së martës. Ai kishte arritur ti shpëtonte duke u fshehur dhe duke përdorur identitete false. Sadushi pritet të dalë para gjykatës britanike më 25 prill.
RASTI I PERSERITUR: ILIR KUMBARO: UNE JAM SHAQA SHATRI
Ilir Kumbaro, ish agjenti i Shërbimit Informativ i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës ndodhet ende në arrati. Atij i është dhënë leje qëndrimi për në Britani që nga gushti i vitit 1996, pas pretendimeve të tij se ai ishte refugjat kosovar, duke u paraqitur me emrin e rremë ,Shaqa Shatri. Ai nuk u paraqit në gjyqin e tij në dhjetor 2011. “Daily Star” shkruante se Kumbaro ka përdorur pasaportën e tij britanike për të udhëtuar drejtë Kinës disa herë më parë dhe tashmë dyshohet se ndodhet atje i fshehur.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com