Roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe 100 vjetori i marrëdhënieve me SHBA, nesër mbërrin në Tiranë ambasadorja amerikane në OKB
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën. Vizita ambasadores vjen pasi Shqipëria kryesoi për një muaj Këshillin e Sigurimit në OKB. Ambasada shkruan se Thomas-Greenfield do të vlerësojë Shqipërinë për kryesimin e Këshillit të Sigurimit në OKB.
Në njoftimin zyrtar të ambasadës, thuhet se ambasadorja Thomas-Greenfield do të përsërisë mbështetjen e palëkundur të SHBA për Shqipërinë, si një aleat që po punon shumë fort me Amerikën për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga lufta.
Në takimet që ambasadorja do të ketë më zyrtarët shqiptarë, fokus i tyre do të jetë edhe kriza energjetike dhe mënyrat e bashkëpunimi për të përballur krizën, si edhe forcimi i aleancës së NATO-s.
Sakaq, vizita e saj vjen gjatë 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ku Ambasadorja Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin mes dy vendeve. Pas vizitës në Shqipëri, ambasadorja do të vizitojë Poloninë.
Për një muaj, 1-30 qershor Shqipëria ka mbajtur presidencën e Këshillit të Sigurimit, për t’ia lënë vendin Brazilit. Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria është ulur në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, mandat që nisi në janar 2022 deri në fund të 2023.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.4%
-
Jo
20.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2842
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Investitori shqiptaro-amerikan flet ekskluzivisht për Report Tv: Nën kontroll 10% e zjarreve! Sipërfaqja e djegur sa 1/4 e Tiranës! Dëmet, deri në 150 mld $
10 Janar, 17:58
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
NBA/ Cleveland pa rivalë në parket, përmbysje ëndrrash nga Maverics! Lakers i ndal zjarri
10 Janar, 14:46
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01