Shqipëria kundër SHBA në OKB, Tritan Shehu: Ka mënyra të tjera votimi, po dëmtohen interesat kombëtare

Shqipëria kundër SHBA në OKB, Tritan Shehu: Ka mënyra të tjera votimi, po dëmtohen interesat kombëtare

Foto ilustruese

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar këtë të premte për votimin e Shqipërisë në Asamblenë e OKB-së. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shehu thotë se  Shqipëria ka dhënë përsëri votë kundër SHBA-së, si dhe ka votuar pro Rezolutës së paraqitur nga Kuba për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj saj.

Shehu argumenton se duke pasur në këto vitet e fundit një ndryshim të qëndrimit amerikan ndaj marrëdhënieve me Kubën, Shqipëria nuk duhej t’i kundërvihej SHBA-së.

Në një diplomaci të mençur e jo të “detyruar” ka edhe mënyra të tjera votimi ose mos votimi, për të shmangur ballafaqimin me aleatin tonë kryesor strategjik si shqiptarë.

Tritan Shehu, deputeti i PD-së

Deputeti demokrat shprehet se kjo tendencë kundërvënieje ndaj SHBA-së në OKB, e jo vetëm aty, është bërë tashmë një rutinë në qëndrimet e vendit e kësisoj, Shehu thekson se kështu dëmtohen interesat kombëtare.

Reagimi i plotë:

Po per Kuben, pse duhet te votonim kunder ShBA-se?! Perseri vote kunder ShBA-se ne Asamblene e OKB nga perfaqesuesi shqiptar, duke votuar "pro" Rezolutes se paraqitur nga Kuba per heqjen e sanksioneve amerikane ndaj saj. Nderkaq paradoksalisht perfaqesuesi yne "absenon" per amendametet e paraqitura nga ShBA per kete Rezolute!! Ne keto vitet e fundit ka nje ndryshim te qendrimit amerikan ndaj marredhenieve me Kuben, ndaj te cilit ne nuk ka pse te kundervihemi, pavaresisht se si veprojne vende te tjera.

Ne nje diplomaci te mencur e jo te "detyruar" ka edhe menyra te tjera votimi ose mos votimi, per te shmangur ballafaqimin me aleatin tone kryesor strategjik si shqiptare. Ne fakt kjo tendence kundervenie ndaj ShBA ne OKB ( jo vetem aty), per ceshtje sigurie shume larg interesave e influencave tona, per te cilat ne duhet te ndjekim ate vend , ne menyren me paradoksale e te gabuar eshte bere nje rutine ne qendrimet tona ne ato organizma.

Gjykoj se keshtu ne demtojme interesat tona kombetare dhe gradualisht krijojme "te cara" ne maredheniet me ate vend thelbesor per ne e paqen ne bote, gje qe minimalisht rrezikon te zbehe perkrahjen e cmuar amerikane ndaj ceshtjeve tona madhore.

Tritan Shehu, deputet i PD-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën