'Shqipëria kundërshtar i fortë për këdo', Gianni De Biasi: Kur i drejtoja unë s'e kishim këtë cilësi

'Shqipëria kundërshtar i fortë për këdo', Gianni De Biasi: Kur i drejtoja unë s'e kishim këtë cilësi

Gianni De Biasi

Gianni De Biasi, italiani që drejtoi Shqipërinë në "Francë 2016" ka folur për "La Tercera" në Kili, në prag të ndeshjes që Kombëtarja kuqezi luan nesër në 20:45 kundër ekipit nga Amerika Latine në Parma.

De Biasi ka thënë se nga koha kur ai ishte në stolin e Kombëtares ka shumë ndryshime, me ekipin që ka më shumë cilësi. Asllani, Ramadani dhe Gjimshiti, këta janë tre emrat e veçuar nga De Biasi.

Shqipëria? Ky është një ekip me shumë cilësi, ka shumë lojtarë të cilët luajnë në Itali, shumë lojtarë në futbollin italian që kanë shumë eksperiencë. Janë rritur shumë në nivel ekipor. Mendoj se është ekip i vështirë për çdo kundërshtar.

Kili? Unë nuk e di se cili është niveli aktual i Kilit, nuk di të them nëse Sanchez do të luajë apo jo. Të Shqipëria lojtar i mirë është Kristjan Asllani, i cili luan te Interi por shumë pak, ashtu si Alexis. Kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për mua, por ka mundësinë që të ketë një rritje të ndjeshme.

Ai është një krijues loje që vendoset pak më mbrapa. Ai punon shumë me topin, mund të japë pasime të gjata apo të shkurtra. E humb shumë pak herë topin, por nuk është lojtari i vetëm që bie në sy. Është gjithashtu edhe Ylber Ramadani i Leçes, një mesfushor shumë i rëndësishëm, ashtu si edhe qendërmbrojtësi Berat Gjimshiti i Atalantës, i cili është kapiteni dhe sjell siguri në prapavijë.

Ndryshimi? Kur unë isha në drejtim, nuk kisha lojtarë kaq të rëndësishëm si tani, nuk kishim një skuadër të këtij niveli. Nuk e di nivelin e Kilit, nuk e njoh në këto momente pasi nuk e kam ndjekur. Por mendoj se si Kili shpesh ka bërë gjëra të rëndësishme në Amerikën e Jugut në Kupën e Amerikës, nuk mund të mendojë se çdo gjë do të jetë e thjeshtë përballë një ekipi si Shqipëria”, tregoi De Biasi për medien kilene.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë