Dy lëkundje të fuqishme tërmeti kanë tronditur vendin orët e para të mëngjesit të së djelës. Sipas institutit sizmiologjik euromesdhetar lekundjet kane qene rreth 5.1 balle te shkalles Rihter me epiqender ne Bulqize me thellësi 10 km 

Lëkundjet e para të mëngjesit janë ndjerë i pari rreth orës 7.20  me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter, i dyti në orën 7:26 më i fuqishmi 5.1 ballë. Tërmeti renditet i shkallës 4 dhe lëkundjet e tij janë ndjerë edhe në Mal të Zi e Maqedoni.Lëkundje të forta janë ndjerë edhe në disa qytete të vendit si Durrësi, Elbasani, Shkodra, Peshkopia, Kavaja e Lezha ku nuk raportohen dëme materiale.

Sipas Rrapo Ermeni sizmiologut në Institucioni Gjeoshkencave tërmeti është mesatar që mund të shkaktonte dëme kryesisht tek ndërtesat e vjetra. Ermeni në një pronocim për shqiptarja.com ka theksuar se tërmeti i orës 7:25 ishte më i fuqishmi dhe se nuk ka rrezik për valë të tjera tërmtesh në vend pasi ata po shkojnë drejt zbehjes

"Ky termet futet në tërmet mesatar nuk është tërmet i fortë por është tërmet që kuptohet në zonën epicentrale mund të shkaktojë dëme në varësi të sa afër janë zonat e banuara ose si janë ndërtesat në varësi të ndërtesave të vjetra ose të reja por kjo është një shkallë fillon dëmtimi në godina të vjetra. Gjykojmë që nga ecuria e ngjarjeve ku ka pasur goditje të cilat kanë ardhur në uje të magnitudës së tyre themi që kjo ka qënë goditja kryesore dhe po vjen duke u shuar"-tha Ermeni

 Ndërkohë që Donika Hysenaj sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës së Dibrës ka theksuar gjitahshtu se nuk ka patur dëme materiale nga tërmeti me përjashtim të një pallati të amortizuar në Krastë të Bulqizës i cili është i pabanuar