Shqipëria dhe shqiptari Gianni De Biasi tashmë janë kthyer në makthin e trajnerëve të ekipeve kundërshtare, pasi zyrtarizohet edhe dorëheqja e teknikut të Armenisë, Bernard Challendes pas humbjes që pësoi të dielën përballë kuqezinjve në ‘Elbasan Arena’ 2-1.
Në fakt trajneri i Armenisë e parandjeu humbjen dhe largimin teksa deklaroi para ndeshjes se “De Biasi është kthyer në një ‘vrasës’ trajnerësh” duke iu referuar largimeve të trajnerit të Portugalisë Paolo Bento, pasi Shqipëria e mundi brenda 0-1 dhe lojës së mirë në Serbi që solli më pas edhe dorëheqjen e trajnerit holandez, Dick Advocaat.
Sipas njoftimit të Federatës Armene të Futbollit, thuhet se sapo ka mbërritur trajneri Bernard Challendes i ka paraqitur dorëheqjen presidentit, pasi në 4 ndeshjet e zhvilluara ka grumbulluar vetëm një pikë që e nxjerr jashtë garës për një vend në kampionatin Europian.
Në fjalën e tij pas paraqitjes së dorëheqjes, teknik deklaroi “Jam i zhgënjyer me rezultatet, por jo me presidentin e Federatës apo dikë tjetër. Një falenderim i veçantë edhe për tifozët, që kanë qenë me ne, brenda dhe jashtë fushe.
I uroj më të mirat Armenisë, do ta ndjek gjithmonë dhe shpresoj që një ditë ju të luani në ndonjë Europian apo Botëror. Erdha në Armeni rreth një vit më parë me objektivin për ta kualifikuar kombëtaren në finalet e Europianit 2016.
Në kontratë ishte e shkruar se duhet të kualifikoheshim, përndryshe do të largohesha. 1 pikë në 4 ndeshje nuk janë të mjaftueshme, prandaj vendosa të largohesha.
Përsa i përket ndeshjes me Shqipërinë dua të them se nëse ndeshjet do të luheshin vetëm për 70 minuta, ne do të kishim tashmë 10 pikë. Nuk dua të kërkoj falje apo të justifikohem, por taktikat dhe strategjia jonë nuk kanë qenë edhe aq të këqija” tha ai.
Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Aksident i trefishtë i frikshëm në Levan-Pishporo, makina merr përpara 36 kokë dele! 4 të plagosur, tre prej tyre pasagjerë, pamjet nga vendngjarja (VIDEO)
13 Tetor, 21:31
-
10-vjetori i Procesit të Berlinit, Rama: Të rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s! Marrëveshje për emigrantët si me Italinë? Kryeministri: Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër
13 Tetor, 21:28
-
Partitë e vogla ose pikat e ujit që do të gërryejnë dinosaurët e politikës
13 Tetor, 21:01
-
Thirrjet raciste e përdhosja e simboleve kombëtare! Edhe Federata e Futbollit e Kosovës i ankohet UEFA-s: Të papranueshme, skena të tilla të dënohen ashpër
13 Tetor, 20:58
-
Itali/ I dënuar me rreth 6 vite burg dhe 1800 euro gjobë, kapet i fshehur shqiptari i kërkuar që nga viti 2020
13 Tetor, 20:41
-
SHBA do t'i dërgojë Izraelit një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore
13 Tetor, 20:22
-
Tiranë/ Familjarët çojnë 13-vjeçarin në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë te QSUT! E gjetën në dhomë, ja çfarë dyshohet (DETAJET)
13 Tetor, 20:20
-
Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë
13 Tetor, 19:25
-
Zhvillohet turizmi malor në Fushë-Studen të Librazhdit! Fshati piktoresk, në mes të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
13 Tetor, 19:15
-
Liga e Kombeve/ Përballja me Shqipërinë, tekniku Sgnol mban sekret formacionin e Gjeorgjisë: Të bëjmë detyrat dhe të fitojmë
13 Tetor, 18:59
-
Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve
13 Tetor, 18:56
-
BE do ndajë fondet e Planit të Rritjes Ekonomike, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 mld Euro! Ja sa marrin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor
13 Tetor, 18:40