‘Shqipëria, lugina e mrekullive!' Media franceze reportazh në Gjirokastër: Rrugicat me kalldrëm pushtohen nga turistët

Bukuria e Shqipërisë është kthyer në një atraksion për turistët e huaj, madje po tërheq edhe vëmendjen e mediave më të rëndësishme të cilat promovojnë turizmin shqiptar. Sëfundmi ka qenë media e mirënjohur franceze “TF1”,  e cila i ka kushtuar Gjirokastrës një reportazh prej 5 minutash.

Reportazhi titullohet “Shqipëria: Lugina e mrekullive”, ndërsa TF1 fton gjithë turistët francezë që të planifikojnë një udhëtim për t’u njohur me bukuritë e Gjirokastrës.

“Përballë Italisë, shumë afër Greqisë, Shqipëria është një mbretëri e lashtë që u bë një vend vetmitar pas Luftës së Dytë Botërore. “TF1” ju fton ta zbuloni atë”, thuhet në reportazh.

Në fokus të reportazhit vihen bukuritë, kultura, historia e kulinarina e qytetit të gurtë, që padyshim është një atraksion turistik turistët anë e mbanë botës. Gazetarja franceze u njoh me historinë e Gjirokastrës, veçanërisht me atë të periudhës së komunizmit dhe u ndje e surprizuar për faktin se ky qytetit ishte vendlindja e diktatorit Enver Hoxha.

Gatimet tradicionale të Gjirokastrës kanë marrë vëmendje, ndërsa media franceze u sugjeron turistëve që të mos ikin pa i provuar.

“E shtrirë mes dy kodrave, Gjirokastra ofron një nuancë gri të masivit malor të jugut të Shqipërisë. Të shëtisësh nëpër këtë qytet të vogël do të thotë të mahnitesh nga atmosfera mesjetare, me pazarin e tij dhe shtëpitë e periudhës osmane. Në mes të verës, rrugicat me kalldrëm pushtohen nga turistë. Por, në këtë periudhë këta shqiptarë të fokusuar në një lojë tavulle.

Pra a po fitoni?

Është zari që fiton…

Kjo është një lojë tradicionale që luhet shumë në Ballkan.

Por këtu sugjerohet më shumë që t’i ngresh sytë lart. Në majë, kalaja, rojtarja e qytetit, ngrihet në 300 metra. Milionat e gurëve që e kanë ndërtuar i kanë dhënë emrin Gjirokastrës, ‘Kalaja e Argjendtë’, më  e madhja në të gjithë Shqipërinë. Në Shekullin e 15-të, turqit e pushtuan, e kjo kala konsiderohej në atë kohë më e fuqishmja e Europës”, thuhet në reportazh.

Reportazhi u nda edhe nga kryeministri Edi Rama në Facebook, ndërsa shkruan se media franceze TF1 i dhuroi publikut frankofon në pesë minuta gjithë magjinë e Gjirokastrës

“Surprizë e bukur në një prej televizioneve me audiencën më të lartë në Francë siç është TF1 që i dhuroi publikut frankofon në pesë minuta gjithë magjinë e Gjirokastrës, sokaket e së cilës gëlojnë nga turistët këtë fillim vere, në udhëtimin mbresëlënës nga legjenda e Argjirosë, deri te turizmi kulinar, natyror e kulturor që ofrohet në zonë, si shembulli më i kristaltë i transformimit kolosal që ka ndodhur në këto vite”, shkruan Rama.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Propagandistikë e pagume: 03/07/2023 09:41

    Si ka mundësi që mediat e Bangladeshit nuk shkruajnë asnjëherë për Shqipërinë për të frymëzuar Bangladeshasit të vijnë të punojnë e jetojnë në Shqipërinë tonë të begatë ku njerëzit jetojnë të lumtur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu