Shqipëria në krye të dy nismave rajonale/ Xhaçka kërkon anëtarësimin e Kosovës

TIRANË- Pak ditë pas zyrtarizimit të drejtimit nga Shqipëria të Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore, në Tiranë u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak, ku mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Xhaçka ka theksuar se Shqipëria do të ndjekë politikën e dyerve të hapura në këto nisma, duke nënkuptuar anëtarësimin sa më parë të Kosovës e cila ka kërkuar më herët anëtarësimin në këto dy nisma, por pengohet nga Serbia dhe shtete të tjera anëtare të cilat nuk e njohin pavarësinë.

“Politika e dyerve të hapura do t’i japë një frymëmarrje të re nismave rajonale. Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor janë tregues i mirë se si ky bashkëpunim, me përfshirjen e NATO dhe Bashkimit Europian mund të ndikojë në stabilitet dhe ndërtimin e shoqërive moderne e paqësore. Është koha e duhur, që të njëjtën mundësi ta shtrijmë edhe në vende të tjera aspiruese në rajon, për të forcuar kështu sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi rolin e Shqipërisë në integrimin euro-atlantik të vendeve të rajonit, si faktor kyç, në zgjerimin e hartës së anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një zë i fortë për sigurinë dhe stabilitetin në këto vende.

Gjatë vitit 2019 Shqipëria ka marrë drejtimin e dy nismave të rëndësishme në fushën e mbrojtjes atë të SEDM, dhe drejtimin e Ministerialit të Kartës SHBA – Adriatik  apo siç njihet ndryshe A5.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca