Shqipëria miraton vaksinën Sputnik V, jehonë në mediat ruse

 Shqipëria miraton vaksinën Sputnik V, jehonë në mediat ruse

Miratimi dhe fillimi i përdorimit të vaksinës ruse Sputnik V në Shqipëri ka marrë jehonë në mediat vendase

“Fondi Rus i Investimeve Direkte, njofton miratimin e vaksinës Ruse Sputnik V kundër koronavirusit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë. Dërgesa e parë e vaksinës tashmë ka mbërritur në Shqipëri,” tha RDIF në një deklaratë

Vaksina ruse Sputnik V është aprovuar në 64 vende, me një popullsi totale prej rreth 3 miliardë. Në shkurt, revista mjekësore The Lancet publikoi një analizë të përkohshme nga provat klinike e Fazës III të vaksinës ruse, duke treguar efikasitetin e saj prej 91.6 përqind kundër COVID-19.

Sputnik V ka aplikuar për aprovimin nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe ekspertët e saj kanë qenë për kontrolle të të dhënave në muajin prill.

Në BE, vaksina e Sputnik V përdoret nga Hungaria dhe Sllovakia, ndërkohë që Austria, Gjermania dhe Italia, janë në pritje të miratimit nga EMA. Teknologjia e përdorur dhe kushtet për ruajtjen dhe transportimin e saj e bën tejet të lehtë të transportimin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë