Shqipëria mirëpret Asamblenë Rajonale dhe Lokale Euro-Mesdhetare (ARLEM), ku synohet forcimi i bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve vendore dhe rajonale të vendeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve të Mesdheut Jugor, si dhe nxitja e nismave konkrete për zhvillim të qëndrueshëm në rajonin Euro-Mesdhetar.

Aktivitetet zhvillohen në datat 26–28 tetor 2026, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe rajonale, institucioneve evropiane dhe organizatave ndërkombëtare.

Programi përfshin takime koordinuese, sesione tematike, diskutime mbi zbatimin e Paktit për Mesdheun, ceremoninë e ndarjes së Çmimit ARLEM 2026, për sipërmarrjen e re vendore në Mesdhe si dhe një vizitë studimore dhe kulturore në Roskovec dhe Berat.

Në kuadër të programit, më 27 tetor do të zhvillohet seanca e hapjes, me fjalët përshëndetëse të Majlinda Bufit, Kryetare e Bashkisë Roskovec, dhe Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë. Të pranishëm do të jenë edhe bashkëpresidentët e ARLEM-it si përfaqësues të Komisionit Evropian, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Unionit për Mesdheun.

Një nga temat kryesore të takimit do të jetë zbatimi i Paktit për Mesdheun përmes angazhimit të autoriteteve vendore dhe rajonale. Diskutimet do të përqendrohen te sfidat dhe mundësitë konkrete në fusha me rëndësi për zhvillimin e komuniteteve, përfshirë barazinë gjinore, menaxhimin e ujit, përballimin e ndryshimeve klimatike, mbrojtjen civile dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale.

Gjatë sesionit tematik do të prezantohen iniciativa dhe projekte konkrete, ndër të cilat projekti për barazinë gjinore në Shqipëri, “Gender Equality Facility in Albania”, si dhe projektet “NATURIncMed”, “ForestMED” dhe “MEDTER”.

Programi do të përmbyllet më 28 tetor me një vizitë studimore dhe kulturore në Roskovec dhe Berat, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë të njihen nga afër me territorin, zhvillimin vendor dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

Përmes këtij aktiviteti, Shqipëria kontribuon në forcimin e dialogut dhe të partneriteteve Euro-Mesdhetare, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit vendor, institucioneve evropiane dhe partnerëve ndërkombëtarë për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

AXHENDA

26 TETOR 

16:00 - 17:30 – Takime koordinuese të partnerëve mesdhetarë dhe evropianë     

17:30 - 18:30 - Mbledhja e 31-të e Byrosë së ARLEM-it       

19:30 - Mbrëmja shqiptare / Darkë dhe shfaqje kulturore

27 TETOR

09:15 - 10:15 -  Seanca e hapjes

1. Fjalët përshëndetëse nga mikpritëset:

- Znj. Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec.

- Znj. Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë.

2. Fjalët hyrëse nga bashkëkryetarët e ARLEM-it:

- Z. Joško Klisović (Kroaci / PES), anëtar i Asamblesë së Qytetit të Zagrebit, Kroaci.

- Znj. Mina Bouhdoud, Kryetare e Bashkisë Lagfitat, Marok.

3. Deklaratë nga znj. Dubravka Šuica, Komisionere për Mesdheun (deklaratë me video).

4. Fjalë nga z. Ferit Hoxha, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.

5. Fjalë nga znj. Mariam Diallo, Zëvendëssekretare e Përgjithshme e Lartë e Unionit për Mesdheun.

10:15 - 12:00 – Sfidat kryesore për autoritetet vendore dhe mundësitë konkrete për zbatimin e Paktit për Mesdheun.

Prezantimi i projekteve konkrete dhe shqyrtimi i mundësive praktike për forcimin e bashkëpunimit Euro-Mesdhetar.

Shtylla I e Paktit për Mesdheun - Njerëzit

- Barazia gjinore:

Projekti “Gender Equality Facility in Albania” (Mekanizmi për Barazinë Gjinore në Shqipëri).

- Z. Michele Ribotta, Përfaqësues i UN Women në Shqipëri.

- Znj. Majlinda Bufi, anëtare e ARLEM-it dhe Kryetare e Bashkisë Roskovec.

10:45 - 11:15 – Coffee break / Foto e përbashkët (Family Picture)

Shtylla II e Paktit për Mesdheun – Ekonomi më të forta, të qëndrueshme dhe të integruara

- Uji: Projekti “Restoration of the Sensitive Natural Area of Sebkha (Soliman, Tunisia)”

- Restaurimi i zonës së ndjeshme natyrore të Sebkha-s, në Soliman, Tunizi.

- Klima: Projekti “NATURIncMed”.

- Mbrojtja civile: Projekti “ForestMED”.

- Fusha horizontale

- Ngritja e kapaciteteve: Projekti “MEDTER”.

12:00 - 12:30 – Ceremonia e ndarjes së Çmimit ARLEM 2026: Sipërmarrja e re vendore në Mesdhe

12:30 - 14:00 – Pushimi i drekës

Ora 14:00–15:00 – Realizimi i Paktit për Mesdheun në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe rajonale

- Z. Jamal Abu Obeid, Kryetar i Bashkisë Ramtha, Jordani.

- Znj. Marie-Antoinette Maupertuis (Francë / EA), Presidente e Asamblesë së Korsikës, Francë.

- Znj. Katerina Wolfova, Drejtuese e Njësisë për Paktin për Mesdheun, Drejtoria e Përgjithshme për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin (DG MENA), Komisioni Evropian.

15:00 - 15:45 – Çështjet e punës së ARLEM-it

Ora 15:45 – Përfundimi i mbledhjes

28 TETOR

08:30–18:30 – Vizitë në Roskovec, Berat

Njohja nga afër me kontekstin vendor dhe vizitën e vendeve me rëndësi kulturore në Roskovec dhe Berat.